Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Konferenca ditore për Covid-19

Faleminderit për gatishmërinë tuaj për t’u përgjigjur pozitivisht në ftesat tona për të informuar së bashku publikun rreth zhvillimeve ditore për pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Në vijim të këtij komunikimi të rregullt më lejoni të them se në funksion të fuqizimit të kapaciteteve për ballafaqim të vazhduar me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka rritur intensitetin e punës, duke veshur me përgjegjësi mekanizma të cilët kanë për të luajtur rol të rëndësishëm në ushtrimin e veprimtarisë jo vetëm për menaxhimin e pandemisë, por edhe përgjegjësive të tjera të sektorit shëndetësor.

  • Në këtë funksion, gjatë kësaj jave kam themeluar Bordin për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore, përkatësisht kam riemëruar pwrbërjen e tij, me qëllim të zbatimit të procedurave për licencimin einstitucioneve private dhe siç e dini, krijimin edhe të kushteve pwr zhvillimin e testimeve për Covid-19 edhe në Sektorin privat.
  • Ky veprim ështëpwrcjellw edhe me nënshkrimin e dy udhëzimeve administrative për të zgjeruar mundësitë e testimeve (molekulare dhe serologjike edhe në sektorin Privat, krahas sektorit publik.
  • Në këtë aspekt janëe hapur procedurat për sigurimin e aparaturave për Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike (për testime molekulare) si dhe sigurimi I testeve serologjike të cilat do të na ndihmojnë të detektojmë tek popullata ishkallën e imunitetit të fituar nga virusi si dhe të rrisim mbikëqyrjen epidemiologjike në mesin e popullatës.
  • Gjithashtu, kam formuar Komisionin për shqyrtimin e ankesave tëaplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore.
  • Kemi ngarkuar me përgjegjësi Departamentin për Zhvillim Strategjik të MSh-së duke caktuar zëvendësin e ri të këtij Departamenti (Dr. Valdet Hashani)
  • Kemi plotësuar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës Emergjente për Covid-19 me Sekretarin e përgjithshëm dhe drejtorin e SHSKUK-së;
  • Kemi fuqizuar siç e dini kapacitetet klinike dhe spitalore për menaxhimin e pandemisë Covid-19 me rekrutimin e 200 profesionistëëvshëpdnetëssor të shpërndarë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme;
  • Kemi hapur kapacitete të reja siç është Spitali I Vushtrrisë që do të jetë në funksion tëpacientëev me Covid-19, përfderisa spitali I Mitrovicës do t’u shërbëjë pacientëve të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe rrethinës për trajtimin e sëmundjeve të tjera.
  • Ka edhe aktivitete të tjera të rëndësishme, qëkënë të bëjnë me kontributin e donatorëve për përgjigje ndaj Covid-19 siç është sigurimi i rreth 50 000 testeve (RT-PCR) për IKSHPK që pritet të arrijnë në fund të këtij muaji apo fillm të gushtit, etj.

17/07/2020

Ora:15:00

 95TË SHËRUAR DHE 103RASTE ME COVID-19!

Mëdatën 16korrik2020,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej459mostra të marra nga ShSKUK dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.472raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më datë 16korrik 2020,  janë shëruar95pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 28raste,komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë5 raste,komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dheme nga 1 rast komunat:Kaçanik dhe Skenderaj.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

———————————————————————————————

SHSKUK 17 korrik 2020