Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj dhe Ambasadori Kosnett bisedojnë për Covid-19 dhe bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e tij,  Philip S. Kosnett.

Në këtë takim, Ministri Zemaj e njoftoi Ambasadorin amerikan lidhur me prioritet e punës së tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në mënyrë të veçantë, është diskutuar lidhur me masat e ndërmarra për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me pandeminë Covid-19.

Ministri Zemaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në përgjigje ndaj Covid-19 dhe e ka siguruar atë se MSh do të jetë e angazhuar që të sigurojë mbrojtje shëndetësore kundër Covid-19 për të gjithë qytetarët e saj.

Ambasadori Kosnett tha se Covid-19 është një sfidë e përbashkët e shumë shteteve të cilat po e merren me luftimin e saj dhe në këtë aspekt, bashkëpunimi midis shteteve është i rëndësisë së madhe për ta përballuar më lehtë atë.

Ambasadori theksoi se shumë e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim të drejtpërdrejt midis autoriteteve qeveritare dhe qytetarëve ashtu që popullata ta kuptojë rëndësinë e zbatimit të masave mbrojtëse dhe të marr mesazhet e drejta për t’u mbrojtur dhe tejkaluar sfidën e Covid-19.