Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj viziton Shoqatën e të Verbërve të Kosovës dhe Handikos-in

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj vizitoi sot Shoqatën e të Verbërve të Kosovës dhe Shoqatën “Handikos”, ku me drejtuesit e tyre bisedoi për nevojat ë komuniteteve që i përfaqësojnë,  kërkesat qëi kanë për tëpërmirësuar shërbimet ndaj tyre dhe sfidat, sidomos gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Nga kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, z. DautIshuki, ministri Zemaj dëgjoi për nevojat që i ka ky komunitet, që lidhen me mbajtjen në kontroll të sëmundjeve kronike si diabeti dhe shërbimet për të cilat ata kanë nevojë. Ata u shprehën falënderues për hartimin e Manualit për mbrojtje nga Covid-19 edhe në alfabetin e Brajdit.

Kurse, drejtori i HANDIKO-s, z. Afrim Maliqi, e ka njoftuar Ministrin Zemaj me aktivitetin e kësaj shoqate, sfidat që i kanë dhe projekte e ndryshme të cilat ky komunitet i zhvillon si dhe çështjet që lidhen me aftësinë e kufizuar në Kosovë. Ai ngriti nevojën për mbështetje nga MSh në ngritjen e kapaciteteve dhe ofrimin adekuat të shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, z.Maliqindau me ministrit Zemaj raportin hulumtues “Standardet ndërkombëtare mbi çështjet e aftësisë së kufizuar: Ku qëndron Kosova?”, të publikuar javë më parë nga HANDIKOS.

Ministri Zemaj u zotua se do të ofrojë bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij në nevojat kyçe të organizatës dhe zgjerimin e kapaciteteve të saj.

Në takimin në HANDIKOS-s ishte i pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës z. FetahRudi dhe Avokuesi i të Drejtave të Fëmijëve, z. Rijad Mehmeti.

Ministri Zemajka parënga afër edhe  ambientet e Qendrës së Resureve HANDIKOS dhe u njoftua me shërbimet virtuale dhe ato të pajisjeve ndihmëse të cilat po ofrohen aktualisht për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ai vlerësoi se në raport me nevojat që i kanë këto komuniteti, kërkesat e tyre janë të vogla dhe se u zotua se do t’i adresojë shqetësime e tyre me prioritet, si në aspektin e vlerësimit epërmirësimit të legjislacionit për komponentin shëndetësor, ashtu edhe në aspektin e nevojave që kanë të bëjnë me infrastrukturën, pajisjet apo nevojat e tjera të personave me aftësi të kufizuara.

Ministri Zemaj tha se këto kategori meritojnë më shumë kujdes e mbështetje, me qëllim të mbrojtjes sa më adekuate shëndetësore dhe sigurimit të mirëqenies së tyre.

Me rastin e vizitave në këto dy shoqata, Ministri ndau për ta një sasi të mjeteve mbrojtëse, maska mbrojtëse, dezinfektues dhe materiale të tjera për të mbrojtur stafin e tyre që gjatë këtyre ditëve dalin në punë në mjediset e shoqatave.