Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Njoftime rreth Coronavirusit

Vendimet për komunat e rrezikuara dhe për komunat e karantinuara

Ministria e Shëndetësisë duke respektuar dispozitat ligjore dhe frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të rekomandimeve të IKShPK-së, do të marrë masat e paralajmëruara me vendime të veçanta për secilën komunë.

Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës me vendime të veçanta, hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit.

Vendimet merren specifikisht për komunat e rrezikuara dhe për komunat e karantinuara. Këto masa kanë për qëllimi “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19”.

Këto vendime hyjnë në zbatim prej datës 15 prill, ora 06:00.

Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës.

Për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse, mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet e parapara, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në pro­dhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpër­ndarja dhe shitja te konsumatori i fundit, qarkullimi i lirë për institucionet vetëm për të kryer detyrat zyrtare në listën e bashkëngjitur në Aneksin 2 dhe 3 të këtyre vendimeve. Për të qarkulluar sipas kushteve të parapara në vendimet, duhet deklarim-konfirmimi nga ATK sistemi EDI.

Në vendime citohen edhe mundësitë e lëvizjes lidhur me të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës familjare dhe rastet e vdekjeve.

Në vendime parashihen edhe sanksionet financiare për kundërvajtje administrative për personat fizikë dhe personat juridikë.

Këto masa vlejnë deri më 4 maj, 2020.

Në varësi të rezultateve, vendimet do të rishqyrtohet jo më vonë se më 30 prill, 2020, në konsultim me IKShPK-në.

Vendim.

Vendim

Vendim.

Vendim

Anekset

Anekset


Barnatoret kujdestare për 30 mars 2020

—————————————————————————————————————————-

Komunikatë për media

Prishtinë, 27 mars 2020

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19.

Nga këta 34 pacientë:

  • 26 prej tyre janë në gjendje stabile;
  • 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Klinika Infektive, bën të ditur, gjithashtu, se dje ka regjistruar edhe personin e parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, që ka rezultuar pozitiv në Covid-19.

Bëhet fjalë për një infermiere të Klinikës Infektive, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët  e hospitalizuar në këtë klinikë.

Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjeku, e në veçanti i infektologut bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe, ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet  përkundër respektimit maksimal te masave të mbrojtjes personale.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajoj dhe demotivoj që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

——————————————————————————————————————————–

 Demant lidhur me lajmin për rastin e dyshuar për Koronavirus

 Prishtinë, 11 mars 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë duke u testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet.

Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.

Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK.

Sikurse edhe ditëvë të kaluara, publiku në Kosovë do të njoftohet në baza ditore për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.

 


MSh rekomandon shmangien e udhëtimeve në vendet me Koronavirus  

Prishtinë 11. 03. 2020

Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj koronavirusit, ju bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyejnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të Koronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi), të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e Koronavirusit.

Ministria do të ju informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth Koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare.

 

——————————————————————————————————————-

Komunikatë për media (e treta nga laboratori)

10/03/2020

NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS !

Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19 dhe një rast nga spitali amerikan.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

 

—————————————————————————————————————————————

Komunikatë për media

09.03.2020

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02.2020 deri me 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej62 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 09 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për pesë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar pesë pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 09.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.685udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475udhëtarë, Merdare 1.579, Vërmicë 1.142, Jarinje 289, Dheu i Bardhë 74, Hani i Elezit 70, Kullë 25, Qafë Morinë 21 dhe Bërnjak 7, Qafë Prush 2 dhe Glloboçicë 1udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së

COVID-19

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse sipas vlerësimit të rrezikshmërisë dhe me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhepunonjësve shëndetësor, me datën 08.03.2020ka:

  1. Rekomanduar mundësinë e ndalimit të përkohshëm të fluturimeve ajrore të udhëtarëve nga zonat epidemike të Veriut të Italisë ku ekziston rrezikshmëri e lartë e përhapjes së COVID-19 e cila është sanksionuar nga masat rigoroze të qeverisë Italiane që ka futur në karantinë tërë territorin e Lombardisë (16 milionë banorë) për të parandaluar hyrje-daljet nga kjo karantinë e madhe me qëllim të  ndërprerjes së përhapjes së infeksionit.
  2. Theksuar se situata epidemiologjike dinamike në vendet epidemike kërkon shqyrtim të rekomandimeve tjera për shmangie eventuale të përhapjes së rasteve me linja ajrore të udhëtimit ose mjeteve tjera të komunikacionit.
  3. Konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:
    1. Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
    2. Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
    3. Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
    4. Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;

Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare janë dyfishuar dhe po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Coronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:

    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për Coronavirusin COVID-19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimeve të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
    • Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.
  1. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
    1. Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
    2. Satë jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    3. Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
    4. Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
    5. Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    6. Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    7. Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    8. Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
    9. Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
    10. Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
    11. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
    12. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
    13. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
    14. Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    15. Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
    16. Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!
    17. Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
    18. Personat të cilët kanë histori udhëtimi në zonat të cilat raportojnë për përhapje lokale të COVID-19 brenda 2 javëve të fundit, kanë kontakt të afërt me personat e konfirmuar ose të mundshëm me COVID-19, dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
  • Nëse personi nuk ka kontakt të afërt me të sëmurin por vetëm është kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me COVID-19, personit të tillë i rekomandohet izolimi vetë-shtëpiak edhe në prani të anëtarëve tjerë të familjes.
  • Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes, siç janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose diarreja.
  • Kontaktet duhet të konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi
  • Është me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në punë, shkollë, kino dhe ambientet publike ku ka grumbullim të shumë personave

Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:

  • Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.
  • Të shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet dhe gjësendet, sa më shpesh të lahen rrobat, mbajtja e higjienës së duarve ështëesenciale dhe të shmanget prekja e hundës, gojës dhe syve.
  • Gjatë kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta dhe ato të hudhen në vende të sigurta.
  • Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.
  • Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi.
  • Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë dhe sapun.
  • Monitoroni simptomet e juaja.
  • Thirrni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor.
  • Menaxhoni në mënyrën e duhur mbeturinat.
  • Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
  • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 09 mars 2020, janë raportuar gjithsej

109.695raste me COVID-19 dhe gjithsej 3.811raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 11.577raste me COVID-19 dhe 396 raste të vdekjesItali (366), Francë (19), Spanjë (5), Mbretëri eBashkuar (3) dhe Holandë (2).

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.

 

———————————————————————————————-

Thirrje publike e Ministrit Arben Vitia për qytetarët e Republikës së Kosovës

 Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

 Në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës dhe menaxhimit të situatës epidemiologjike me Koronavirusin Covid-19, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ngitur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u ballfaquar me raste eventuale të këtij virusi, pas shfaqjes së tij, tashmë edhe në vendet përreth Kosovës.
Siç edhe është raportuar çdo ditë për rezultatet e secilit rast të dyshuar, të testuar në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë, deri sot nuk ka të konfirmuar asnjë rast të Koronavirusit.

57 mostra të testuara për Covid-19 deri më datë 8 mars 2020, të gjitha kanë rezultuar negative.

 Pavarësisht kësaj, që nga shfaqja e rasteve të para në botë me Koronavirus, institucionet tona kanë hartuar dhe vënë në zbatim Planin e Gatishmërisë dhe të Reagimit për Coronavirus Covid-19, duke zbatuar masat si: 

• Rritja e kontrollit dhe e hulumtimit epidemiologjik për raste të dyshimta në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe në pikat e tjera kufitare;
• Përgatitja e infrastrukturës spitalore dhe resurseve profesionale për t’u ballafaquar me raste të dyshimta dhe të konfirmuara;
• Pajisja me mjete personale mbrojtëse e personalit shëndetësore dhe personelit tjetër mbështetës në pikat kufitare në institucionet shëndetësore;
• Zbatimi i udhëzimeve dhe protokolleve nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, lidhur me menaxhimin e rasteve të dyshuara apo të konfirmuara me Koronavirus; zbatimi i Protokollit të Detektimit të Koronavirusit me RT-PCR (ECDC), sikur edhe Udhëzuesit të përkohshëm të OBSh-së për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve gjatë kujdesit shëndetësor për rastet e dyshimta për infeksionin Covid-19;
• Trajnimin e personalit për zbatimin e masave mbrojtëse, komunikimin me kohë të rrezikut në popullatë dhe komunikimin transparent me publikun;
• Zbatimin e aktiviteteve të edukimit dhe promvimit shëndetësor përmes shpërndarjes së materialeve informuese dhe edukuese si dhe ligjëratave në komunitet me qëllim të ndryshimit të sjelljes, përkatësisht përmirësimin e njohurive të popullatës rreth praktikave që mbrojnë nga virusi.
 

Gjithashtu, kemi bërë koordinimin e të gjitha institucioneve mbështetëse për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, përgatitjen e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse në IKSHPK; ngritjen e Qendrës operative të MSh-së për të monitoruar e koordinuar gjatë tërë tërë kohës zbatimin e aktiviteteve dhe monitorimin e situatës su dhe kemi ngritur Komitetin Drejtues për menaxhimin e situatës emergjente sa i përket Koronavirusit Covid-19.

 Së fundi kemi marrë masat edhe për ngritjen e karantinave, të cilat, në rast nevoje, do të përdoren me qëllim të menaxhimit të rasteve të ekspozuara ndaj virusit.

 Të gjitha këto masa të ndërmarra deri më tash kanë pasur një qëllim mbrojtjen e popullatës përmes parandalimit apo vonimit të shfaqjes dhe përhapjes së virusit në Kosovë, zvogëlimin e ngarkesës së infrastrukturës së kujdesit shëndetësor dhe përgatitjen sa më të mirë si të institucioneve, ashtu edhe të komunitetit, për t’u ballafaqur, pa frikë, me kurajo e profesionaliziëm me raste eventuale.

Masa të tjera shtesë që kanë për qëllim primar mbrojtjen e punonjësve shëndetësor dhe të shërbimeve të tjera dhe mbrojtjen e popllatës janë ndërmarë edhe sot sikur është ndalimi i fluturimeve ajrore të udhëtarëvë nga zonat e prekura si nga Veriu i Italisë në Kosovë, për shkak të vlerësimit nga IKSHPK të rrezikut të lartë, dhe do të ndërmerren edhe në ditët në vijim.

Por, sikur kemi mësuar edhe nga përvoja e shteteve të tjera, të cilat po ballafaqohen këtyre ditëve me këtë virus, përmasat e një epidemie si kjo e Coronavirusit nuk mund të parashikohen asnjëherë me saktësi dhe kjo na kërkon të jemi sa më të përgatitur.

Në këtë përpjekje të përbashkët, nuk ka vend për panikë, por gjithsesi ka vend për më shumë kujdes.

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera që po punojmë së bashku në zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Coronavirusit Covid-19, e konsideron pjesmërrajen e juaj të dashur qytetarë në këtë angazhim po aq të rëndësishëm dhe të nevojshëm sa edhe angazhimin e vetë institucioneve. 

Ne themi se jemi të përgatitur të përballemi me Coronavirusin, por na duhet edhe ndihma juaj gjithashtu.

 Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë aktive e këtij angazhimi të rëndësishëm kundër COVID-19 dhe:

 • Nëse vini nga vendet e prekura me Coronavirus ose keni pasur kontakte me personat e dyshuar ose të prekur me COVID-19; keni simptoma si ethe, temperaturë apo kollë;
• Ju lusim të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet!

 Disa nga këshillat e profesionistëvë shëndetësor janë të thjeshta për t’u zbatuar, por ato shpëtojnë jetë:

• Lani mirë sa më shpesh duart!
• Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën!
• Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollitjes dhe teshtitjes!
• Faculetat e përdorura hudhni në shportën më të afërt të mbeturinave!
• Shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
• Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute!
• Mos merrni antibiotikë, përveç kur ato ua përshkrun mjeku!
• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
• Personat të cilët kanë qenë në në vende me Koronavirus brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore!
Personat që kanë ardhur nga vendet me Koronavirus, por që nuk kanë shenja, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre!
• Përcillni simptomat e juaja dhe thirreni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor!
• Menaxhoni mirë mbeturinat!
• Pastroni ambientin e punës dhe të shtëpisë me dezinfektues me bazë klori apo alkooli!

 Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që, pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!

 

——————————————————————————————————————————————————–

Komunikatë për media

08/03/2020

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02.2020 deri me 08.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 08 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-sëse nuk ka asnjërast të dyshimtë në COVID-19.

Me datë 08.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK nukështë testuar asnjëmostërnë virusin SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 08.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.360udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475udhëtarë, Merdare 1.464, Vërmicë 1.021, Jarinje 219, Dheu i Bardhë 70, Hani i Elezit 66, Kullë 25, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së

COVID-19

  1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:
    • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
    • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
    • Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
    • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;
  2. Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Coronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
  3. Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike ditet e fundit, fluksin e madh të udhtarëve të kthyer nga vatrat epidemike, vlerësimin e  OBSH (1 mars 2020) që e konsideron situatën ME RISK SHUMË TË LARTË NË TËRË BOTËN dhe ECDC (2 mars 2020) që e vlerëson si RISK I LARTË, dhe në përputhje me masat e planifikuara nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komitetit për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse.
  4. Ardhja e shtuar e udhtarëve nga zonat epidemike të Italisë së Veriut dhe shteteve tjera me raste të regjistruara konsiderohet risk i lartë, është rekomanduar Ministri i Shëndetësisë dhe Institucionet relevante të Sigurisë në Kosovë:

Së pari, nëse ekziston mundësia e ndaljes së përkohshme të fluturimeve nga zonat epidemike. Por, nëse kjo nuk mund të bëhet për shkaqe tjera joepidemiologjike, atëherë bashkë me Kryeinspektorin Sanitar të AUV të zbatohet kontrolli mjekësor i shtuar për parandalimin e luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Me rastin e futjes së udhëtarëve të këtij fluturimi në aeroport, të kryhet kontrolli shëndetësor dhe sipas udhëzuesit të definimit të rastit të dyshimtë të rekomandohen për vetëkarantinim të obliguar dhe të gjithë udhëtarëve në mënyrë të OBLIGUAR t’iu merren të gjitha të dhënat e sakta për vendbanimin e tyre në Kosovë të saktë nën betim për pasojat, si dhe profesionin e tyre. Kjo procedurë është e obliguar nga ekipi mjekësor dhe për çdo vështirësi duhet të ofrohet mbështetja dhe ndihma në aeroport nga Policia e Kosovës. Policia e aeroportit ndihmon marrjen e detajeve të vendbanimit të cdo udhëtari që zbarkon në aeroport me dyshimin së mund të jetë prekur nga sëmundja apo ka qenë në kontakt të afërt, në mënyrë që ata të vetëkarantinohen dhe të posedohen adresat e sakta të tyre për të kontrolluar zbatimin e kësaj mase nga policia e Kosovës.

  1. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:
    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për Coronavirusin COVID-19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimeve të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
  2. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.
  3. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
    • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
    • Satë jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
    • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
    • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
    • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
    • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
    • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
    • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
    • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
    • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!
    • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
    • Personat të cilët kanë histori udhëtimi në zonat të cilat raportojnë për përhapje lokale të COVID-19 brenda 2 javëve të fundit, kanë kontakt të afërt me personat e konfirmuar ose të mundshëm me COVID-19, dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
  • Nëse personi nuk ka kontakt të afërt me të sëmurin por vetëm është kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me COVID-19, personit të tillë i rekomandohet izolimi vetë-shtëpiak edhe në prani të anëtarëve tjerë të familjes.
  • Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes, siç janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose diarreja.
  • Kontaktet duhet të konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi
  • Është me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në punë, shkollë, kino dhe ambientet publike ku ka grumbullim të shumë personave

Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:

  • Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.
  • Të shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet dhe gjësendet, sa më shpesh të lahen rrobat, mbajtja e higjienës së duarve ështëesenciale dhe të shmanget prekja e hundës, gojës dhe syve.
  • Gjatë kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta dhe ato të hudhen në vende të sigurta.
  • Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.
  • Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi.
  • Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë dhe sapun.
  • Monitoroni simptomet e juaja.
  • Thirrni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor.
  • Menaxhoni në mënyrën e duhur mbeturinat.
  • Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
  • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 08 mars 2020, janë raportuar gjithsej

105.828raste me COVID-19 dhe gjithsej 3.584raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 9.161raste me COVID-19 dhe 251 raste të vdekjesItali (233), Francë (10), Spanjë (5), Mbretëri eBashkuar (2) dhe Holandë (1).

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.

 

———————————————————————————————————————————————

IKSHPK: NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

03.03.2020

Nga data 08.02 deri me 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 42 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative. 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 03 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta në COVID-19. 

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjashtë pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative, dy të ritestuara negative dhe një pozitive në Influencën A.

Nga data 01.02.2020 deri me 03.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1.879 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Merdare 779, Vërmicë 599, Jarinje 85, Dheu i Bardhë 40, Hani i Elezit 29, Kullë 7, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së
COVID-19

1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:

• Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
• Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
• Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
• Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;

2. Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Coronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

3. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:
• Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
• Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për Coronavirusin COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
• Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimeve të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.

4. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

5. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:

• Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
• Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
• Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
• Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Lani duart porsa hyni në shtëpi!
• Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
• Lani duart pas përdorimit të tualetit!
• Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
• Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
• Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
• Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
• Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
• Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
• Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!
• Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
• Personat të cilët kanë histori udhëtimi në zonat të cilat raportojnë për përhapje lokale të COVID-19 brenda 2 javëve të fundit, kanë kontakt të afërt me personat e konfirmuar ose të mundshëm me COVID-19, dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
• Nëse personi nuk ka kontakt të afërt me të sëmurin por vetëm është kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me COVID-19, personit të tillë i rekomandohet izolimi vetë-shtëpiak edhe në prani të anëtarëve tjerë të familjes.

• Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes, siç janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose diarreja.
• Kontaktet duhet të konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi
• Është me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në punë, shkollë, kino dhe ambientet publike ku ka grumbullim të shumë personave
Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:
• Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.
• Të shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet dhe gjësendet, sa më shpesh të lahen rrobat, mbajtja e higjienës së duarve është esenciale dhe të shmanget prekja e hundës, gojës dhe syve.
• Gjatë kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta dhe ato të hudhen në vende të sigurta.
• Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.
• Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi.
• Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë dhe sapun.
• Monitoroni simptomet e juaja.
• Thirrni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor.
• Menaxhoni në mënyrën e duhur mbeturinat.

• Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
• IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 03 mars 2020, janë raportuar gjithsej 90 663 raste me COVID-19 dhe gjithsej 3 124 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 2 495 raste me COVID-19 dhe 56 raste të vdekjes. Itali (52), Francë (3) dhe San Marino (1).

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.

 

—————————————————————————————————————————————————

Rekomandohet ngritje e nivelit të gatishmërisë kundër Koronavirusit

03.03.2020

Në funksion të vlerësimit, koordinimit dhe mbajtjes së komunikimit konstant midis institucioneve përgjegjëse qeveritare për menaxhimin e situatës lidhur me situatën epidemiologjike me Koronavirus Covid-19, Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente për Koronavirus ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim është bërë një raportim lidhur me situatën në vend për sa i përket Koronavirusit, me ç’rast është raportuar se deri me datë 2 mars 2020 në Kosovë nuk ka pasur raste të regjistruara të Koronavirusit, derisa  aktivitetet janë duke u  zbatuar sipas Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj Koronavirusit Covid -19.

Përfaqësues të institucioneve të cilat marrin pjesë në këtë Komitet kanë raportuar për aktivitetet e ndërmarra në përgjegjësitë e tyre.

Komiteti, bazuar në sitiatën epidemiologjike, ka vlerësuar se popullata nuk ka nevojë të ketë panikë, porse kërkohet që të rriet niveli i masave higjienike personale e kolektive si masë parandaluese, derisa po vazhdojnë edhe angazhimet për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore me qëllim të përballimit të rasteve eventuale dhe përforcimin e masave mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Komiteti, gjithashtu, i ka rekomanduar Qeverisë ngritjen në një nivël më të lartë të shkallës së gatishmërisë dhe të reagimit sipas Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Koronavirusit dhe planeve të tjera të reagimit të parapara për rasget e emergjencave të shëndetit publik.

 

—————————————————————————————————————————————

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS! 

KOMUNIKATE PËR MEDIA

Nga data 08.02 deri me 01.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 33 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

 Nga data 01.02.2020 deri me 01.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1.223 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 322 udhëtarë, Vërmicë 367, Merdare 461, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 37, Kullë 7 dhe Qafë Morinë 7 udhëtarë. 

Me datë 01.03.2020, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF- Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe ECDC dhe te asnjeri nuk janë gjetur shenja klinike ë sëmundjes.

Të gjithë udhëtarët janë rekomanduar:

1. Të qëndrojnë në shtëpitë e veta:
2. Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;
3. Të evitojnë përshëndetjen me shtëngimin e duarve;
4. Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve;
5. Në rast të shfaqjes së temperatures, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhëtimit.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19

1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar po vazhdojnë masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:

• Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
• Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
• Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
• Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;
 

2. Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”. 

3. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:
• Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
• Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për koronaviruson COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
• Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
4. Shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

5. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:

• Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

• Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
• Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!

• Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

• Lani duart porsa hyni në shtëpi!
• Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
• Lani duart pas përdorimit të tualetit!
• Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

• Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

• Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
• Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

• Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

• Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

• Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
• Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!

• Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
• Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë, Kore e jugut, Iran, zonat e Italisë, Gjermani, Francë apo zona të prekura nga COVID-19 brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

• Nëse personi nuk ka kontakt të afërt me të sëmurin por vetëm është kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me COVID-19, personit të tillë i rekomandohet izolimi vetë-shtëpiak edhe në prani të anëtarëve tjerë të familjes.

• Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes, siç janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose diarreja.
• Kontaktet duhet të konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi

• Është me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në punë, shkollë, kino dhe ambientet publike ku ka grumbullim të shumë personave
Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:
• Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.
• Të shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet dhe gjësendet, sa më shpesh të lahen rrobat, mbajtja e higjienës së duarve është esenciale dhe të shmanget prekja e hundës, gojës dhe syve.
• Gjatë kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta dhe ato të hudhen në vende të sigurta.
• Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.
• Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi.
• Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë dhe sapun.
• Monitoroni simptomet e juaja.
• Thirrni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor.
• Menaxhoni në mënyrën e duhur mbeturinat.

• Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
• IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

 Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 87 024 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 979 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 1 520 raste me COVID-19 dhe 31 raste të vdekjes.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.

 

 

———————————————————————————————————————————-

AKTIVITETET E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR MENAXHIMIN E SITUATËS LIDHUR ME KORONAVIRUSIN COVID-10

Njoftimi zyrtar nga OBSH lidhur me Coronavirusin Covid-19

Pas njoftimeve zyrtare më 31 dhjetor 2019 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shfaqjen në Kinë të një virusi të ri nga grupi i Korona Virusëve, Ministria e Shëndetësisë është organizuar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ndërmarrjen e menjëhershme të masave për t’u përgatitur për një situatë të re të mundshme epidemiologjike, krahas ballafaqimit me gripin sezonal, për parandalim e të cilit për këtë sezon gripi janë siguruar nga Ministria 100500 vaksina, prej të cilave 500 vaksina pediatrike.

Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar IKSHPK-në që në pajtim me mandatin dhe kompetencat qëi ka të mobilizojë të gjithë kapacitetet profesionale dhe teknike për të planifikuar dhe parashikuar masat që duhet ndërmarrë me qëllim të përcjelljes së situatës epidemiologjike në vend dhe në nivel global në dy aspekte:

  1. Monitorimin e situatës epidemiologjike rreth Gripit Sezonal dhe
  2. Monitorimin e situatës rreth Corona virusit të ri 2019 (Covid-19).

Themelimi i Komitetit për Sëmundje Ngjitëse në Kosovë

Në frymën e këtyre aktiviteteve përgatitore, pas shpalljes nga OBSh-sëmë 30 janar 2020 të Coronavirusit si një Emergjencë globale të shëndetit publik, me vendim të ish-Ministrit Uran Ismaili më 31 janar 2020 është themeluar Komiteti për monitorimin e Sëmundjeve ngjitëse, si një trupë e nivelit të lartë profesional me detyrën për ta hartuar Planin e Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Coronavirusit të ri COVID 2019, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë/Rajoni i Evropës.

Pasnjë pune të përbashkët dhe intensive, më 21 shkurt 2020, Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë ka miratuar Planin e gatishmërisë dhe reagimit për Coronavirusin -Covid-19 (Versioni 1.0), pjesë e të cilit janë edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë këtyre ditëve, me qëllim të përgatitjes për ballafaqim me raste eventuale të këtij virusi.

Ky plan brenda të cilit zbërthehen aktivitete e veprime ndër sektoriale është ndërtuar në bazën e 5 pjesëve të lidhura ngushtë njëra me tjetrën me qëllimin e vetëm-menaxhimin e drejtë të rasteve:

  1. Planifikimi dhe parandalimi;
  2. Monitorimi i situatës dhe vlerësimit tërrezikut;
  3. Menaxhimi i rrezikut dhe koordinimi;
  4. Organizimi institucional; hulumtimi dhe reagimin; si dhe
  5. Komunikimi (informimin) dhe komunikimii rrezikut.

Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër.

Masat e ndërmarra deri më tani janë koordinuar me Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhekanë marrë parasysh dhe udhëzuesit e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC).

Ky plan gjithashtu detajon edhe mënyrat e menaxhimit klinik të rasteve, masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, kapacitetet laboratorike dhe ato të trajtimit. ndërlidhjen midis niveleve të kujdesit shëndetësor me agjensionet dhe institucionet e tjera jashtë sektorit shëndetësor dhe shumë masa të tjera, të cilat mund të modifikohen varësisht prej zhvillimit të situatës në vend dhe në nivelin global lidhur me Covid-19.

Në procesin e zbatimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit janë të përfshirë:

Ministria e Shëndetësisë (MSh);
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK);
Qendra Klinike Universitare – Klinika Infektive dhe Qendra Emergjente (QKUK/KI, QE);
Spitalet rajonale
Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME);
Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM);
Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AUV);
Forca e Sigurisë së Kosovës – Ministria e Mbrojtjes (FSK, MM);
Policia e Kosovës (PK);
Inspektorati Shëndetësor dhe ai Sanitar;
Drejtoritë Komunale të Shëndetësisë;
Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF);
Qendrat sentinel për rastet me grip (ILI), ARI dhe SARI dhe Coronavirusin e ri COVID-19.

Gjithashtu, varësisht nga burimi dhe rruga e përhapjes së infeksionit, në proces përfshihen edhe institucione tjera:

Shërbimet veterinere komunale;
Institucionet dhe organizmat të identifikuar nga Qeveria;
Partnerët tjerë relevantë.

KOMUNIKIMI I RISKUT

Një nga detyrat primare lidhur me menaxhimin e situatës ka qenë komunikimi i riskut për çfarë, që në ditët e para MSh dhe IKSHKP janë angazhuar që ta informojnë popullatën lidhur me Coronavirusin; rreziqet, masat mbrojtëse, me qëllim që popullata t’i njoh rreziqet e kërcënimet dhe të jetë e përgatitur për të reaguar së bashku me institucionet në minimizimin e rrezikut.

MSh dhe IKSHPK, me përkrahjen e OBSh-sëkanë prodhuar materiale informuese për qytetarët (posterë, lifleta, broshura informuese, udhëzues….etj. ), të cilët janë vendosur nëpër institucione shëndetësore, institucione shkollore dhe në institucione të tjera me qëllim informimi dhe edukimi.

Ueb faqet e MSH-së e IKSHPK-sëkanë publikuar informacione rreth situatës, këshilla dhe rekomandime praktike për t’u mbrojtur.

OBSh ka vlerësuar se si fazë e parë-komunikimi i riskut në Kosovëështë bërë me sukses, duke njoftuar popullatën me rrezikun në mënyrë të kujdesshme dhe pa shkaktuar frikë apo panik.

MASAT NË AEROPORT

 Duke qenë që rastet e para të virusit janë lajmëruar në Kinë dhe në vende të tjera nuk kishte fillimisht raste, intervenimet e para janë bërë në Aeroportin “Adem Jashari”, si portë hyrëse ajrore nëKosvë.

Prishtina nuk ka linjë të drejtpërdrejt ajrore me Kinën, prandaj udhëtarët që vinin nga Kina, megjithëse në numër simbolik, paraprakisht përdorin Aeroportin e Stambollit ku u nënshtroheshin kontrolleve para se të zbresin në Prishtinë.

Në Aeroportin e Prishtinës dhe nëpikat kufitare janë shpërndarë rreth 25000 fletë udhëzime (lifleta) të cilat këshillojnë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, në veçanti ata nga vendet me koronavirus, si të bëhet detektimi i hershëm i rasteve eventuale dhe si të reagohet në situata kur ka shenja apo dyshime për raste të tilla.

Në koordinim me Policinë e Kosovës, pjesëtarët e Policisë në pikat kufitare, si në Aeroportin “Adem Jashari”, ashtu dhe në pikat kufitare të tjera (tokësore)janë udhëzuar që të pyesin të gjithë udhëtarët për vendin prej nga vijnë. Rastet, të cilat kanë ardhur nga vendet me Korona virus, varësisht edhe nga shenjat dhe dyshimet, u janënënshtruar kontrollimeve të ekipeve mjekësore. Deri tash, janë me dhjetarë raste që janë kontrolluar.

PËRGATITJA E CHECK-LISTAVE TË UDHËTARËVE

 MSh ka përgatitur edhe Check-listat për rastet e dyshimta për Koronavirus për qytetarët që kalojnë përmes Aeroportit dhe pikat e tjera kufitare, në të cilat evidentohen të dhënat e udhëtarëve (përfshirë edhe të dhënat si telefoni, vendbanimi dhe adresa) në mënyrë që ata persona të kontrollohen sërish brenda 2 javësh në shtëpitë e tyre për aq sa llogaritet periudha e inkubacionit të virusit, duke u nisur edhe nga fakti se infeksioni mund të bartet edhe gjatë kohës sa virusi është në fazën e inkubacionit.

KOORDIMIMI ME KPSH-në

Në Aeroportin Adem Jashari ekziston ekipi i rregullt mjekësore me dhomën për triazhim përkatësisht trajtim fillestar të pacientëve, derisa përmes Kujdesit Parësor Shëndetësor, Ministria, duke u bazuar në Planin e Gatishmërisë dhe të Reagimit, ka koordinuar QKMF-të në komuna, sidomos ato të komunave në të cilat ka pika hyrëse tokësore që të përgatisin ekipet për reagim të shpejtë të mjekësisë familjare të gatshme për të kontrolluar secilin rast që shfaq shenja apo për të cilin ka dyshime për Koronavirus, me rastin e hyrjes në Kosovë.

NDJEKJA E UDHËZIMEVE TË OBSH-ECDC

Në ndërkohë, MSH dhe IKSHKP, kanë mbajtur kontakte të rregullta me Zyrën e OBSH-së në Kosovë qëështë e vendosur në të njëjtin objekt me IKSHPK-në dhe me Zyrën e ECDC-së në Stokholm, duke adoptuar, përkthyer e përshtatur me lejen e tyre dokumente shumë të rëndësishme për profesionistët tanë shëndetësor si:

  • Algoritmin për punonjësit e kujdesit shëndetësor për menaxhimin e rasteve të dyshuara apo konfirmuara me Corona Virus (ECDC);
  • Protokollin e Detektimit të Coronavirusit (nCov) me RT-PCR në kohë reale (ECDC) dhe
  • Udhëzuesin e përkohshëm për Parandalimin de Kontrollin e Infeksioneve Gjatë Kujdesit Shëndetësor për Rastet e Dyshimta për Infeksionin me CoronaVirus Covid -2019 (OBSH)

 

 KLINIKA INFEKTIVE-NGRITJA E KAPACITETEVE

Në të njëjtën kohë, Klinika Infektive e SHSKUK-së, si pjesë e përgatitje profesionale për ballafaqim me Koronavirus ka përgatitur Planin e Veprimit për veprim me raste të dyshimta dhe të konfirmuara, qëështë vlerësuar shumë lart nga OBSh si dhe ka zhvilluar Protokollin e menaxhimit të rasteve bazuar në Udhëzuesin e ECDC-së dhe OBSH-së.

Klinika Infektive është furnizuar nga SHSKUK me pajisjet e nevojshme mbrojtëse, terapi simptomatike dhe mbështetëse për trajtimin e rasteve, duke ditur se për Coronavirusin nuk ka ende vaksinë të zhvilluar.

Një nga repartet e kësaj klinike është përgatitur për rastet që mund të izolohen (Reparti i Izolimit) me 25 shtretër (brenda të cilit është edhe Mjekimi intensiv me 4+2 shtretër).

Varësisht prej situatës, kapacitetet brenda SHSKUK-së mund të shtohen, duke bërë zhvendosje të ndryshme dhe ri-modelime sipas nevojës, e gjithashtu mund të përdoren edhe Repartet infektive tëSpitaleve të Përgjithshme.

MSh ka marrë kërkesa nga Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse për fuqizimin e këtyre kapaciteteve, në veçanti për sigurimin e pajisjeve dhe materialeve shtesë mbrojtëse për personelin shëndetësor, përfshirë: Respiratorë FFP2, veshje mbrojtëse për tërë trupin në madhësi të ndryshme; mburojë për fytyrë; Dorëza nitrile; dezinfektues për duar dhe dispenzerë, termometër infra të kuq për ballë, etj.

Ministria, për këtë qëllim ka formuar Komisionin për sigurimin e çmimeve referente për furnizim emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për mbrojtjen e personelit shëndetësor (13. 02. 2020).

Ky Komision ka bërë mbledhjen e këtyre çmimeve, ndërsa sfida e dal nga ky proces ka qenë se:

  • Shumica e depove me rastin e vizitave të Komisionit kanë deklaruar se nuk posedojnë stoqe për shumicën e gjerave të kërkuara, ndërkohë që edhe
  • MSh është e kufizuar sa u përket parametrave buxhetor, me që në dispozicion në janar- shkurt kishte vetëm 1/12 të buxhetit të saj, duke qenë që ende Kuvendi nuk ka miratuar Buxhetin 2020.

Megjithatë, në këtë pikë do të procedohet me blerje me procedura të përshpejtuara sipas Ligjit për Prokurimin Publik, por sfida tjetër është se edhe në tregun ndërkombëtare ka mungesa të theksuara të këtyre materialeve për shkak të situatës me Corona Virus në nivel global.

Këtu presim përkrahje nga të gjithë, përfshirë edhe donatorë të ndryshëm, me të cilët po punojmë që të sigurojmë sasi të tjera të pajisjeve mbrojtëse.

Mos të harrojmë, Javën që shkoi në Klinikën Infektive është përuruar edhe Laboratori i ri i Mikrobiologjisë klinike një investim i Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Qeverisë Italiane në vlerë prej 210 000 eurove që do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve diagnostikuese dhe parandalimin e infeksioneve spitalore dhe luftimin e rezistencës antimikrobike.

Sa i përket Laboratorit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, ky laborator i ka të gjitha pajisjet dhe reagjensat e duhur në dispozicin për të testuar mostrat e të dyshuarve në Koronavirus në kohë reale.

Përderisa gjatë kësaj kohe nuk ka pasur raste të konfirmuara të Korona virusit në Kosovë, me qëllim të zbatimit të Planit të Gatishmërisë dhe reagimit, në funksion të përgatitjes sa më të mirë të personelit shëndetësor që janë kategoria më e rrezikuar, në KPSH dhe në KDSH janë organizuar takime profesionale me qëllim të informimit të tyre për menaxhimin e situatës dhe rasteve eventuale me Korona virus.

INFORMIMI I PUBLIKUT DHE TRANSPARENCA

Komiteti për Sëmundje Ngjitëse në kuadër të analizave të veta, ka vlerësuar se në këtë fazë rrezik më i madh se sa virusi paraqet paniku që mund të krijohet lidhur me Koronavirusin, si pasojë e përhapjes së përfoljeve të ndryshme dhe nxitjes së panikut edhe nga individë jo mirë të informuar. Numri i madh i portaleve, shumë prej tyre edhe anonime, është një pengesë shtesë për të transmetuar saktë informatat.

Për këtë qëllim, që prej fillimit të zbatimit të Planit të gatishmërisë dhe reagimit për Koronavirusit, në baza ditore, IKSHPK dhe MSH kanë lëshuar komunikata, njoftime, informata dhe këshilla për publikun dhe qytetarët, me qëllim qëata të jenëmirëtë informuar dhe me kohë.

Në funksion të transparencës së plotë ka pasur raste edhe me nga 2-3 komunikata të lëshuara brenda ditës, duke përfshirë edhe ato në orët e vona të natës, pas testimit të mostrave të rasteve të dyshimta.

Prej dje, kemi filluar me shpërndarje të raportit 24 orësh (të IKSHPK-së) për ecurinë epidemiologjike për Corona virus për çdo mëngjes për mediat!

Informatat janë dhënësiç e theksuam edhe më herët përmes ueb faqeve të MSH-së e IKSHPK-së, profileve tona mjaft të përditësuara në rrjetet sociale, bisedave, debateve e intervistave të drejtpërdrejta në emisione si në radio e TV, info-grafikave të ndryshme, spoteve, dhe njoftimeve edhe në forma të tjera.

Ditëve që vijnë, fushatat informuese e vetëdijesuse do të jenë edhe më intensive dhe në këtë pikë, konsiderojmë se kemi arritur të bëjmënjë sensibilizim, relativisht të mirëtë publikut e popullatës për Koronavirusin Covid-19, duke marrë gjithashtu edhe feed-back-un pozitiv prej tyre.

Nga matjet tona, shohim se përkundër thashethemeve dhe spekulimeve që janë të shprehura si kudo në botë, publiku po shpreh interesim të jashtëzakonshëm që informatat të sigurohen ngainstitucionet zyrtare që neve na bën të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim.

Të gjitha drejtoritë e Arsimit në Komuna, njoftohen gjithashtu nga Divizioni për Komunikim i MSH-së me materiale nga MSH e IKSHPK lidhur me ecurinë rreth Corona Virusit dhe u është kërkuar qëtë njëjtat informata t’i ndajnë me menaxherët dhe punonjësit në shkolla.

HAPI I RADHËS

 Me qëllim të ngritjes së Shkallës së gatishmërisë, sidomos tash që raste të Koronavirusit janë lajmëruar dhe në vendet fqinje, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar, sipas Aneksit 8 për Emergjencat në fushën e shëndetit publik, ne do të themelojmë (ose kemi themeluar, nëse themelohet të enjten) Komitetin Drejtues për Menaxhimin e Emergjencës lidhur me situatën epidemiologjike për Koronavirusin, për të përforcuar masat së bashku edhe me hisedarët e tjerë mbështetës si MPJ, MPB, MBPZHR, MASHT, AUVK, Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave dhe institucionet e tjera.

Prioritet të lartë mbesin:

  • Përmirësimi i furnizimit me pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor;
  • Ngritja e kapaciteteve të reja spitalore për trajtimin e rasteve të mundshme;
  • Trajnimi në vazhdimësi i personelit shëndetësor për menaxhimin e rasteve;
  • Mbajtja në nivel sa më të lartë e informimit me kohë dhe transparent të popullatës;
  • Përforcimi i masave të skreningut (për persona të dyshuar me korona virus) në Aeroportin “Adem Jashari” dhe pikat e tjera kufitare;
  • Mbajtja e nivelit të mirë të bashkëpunimit me OBSH-në, ECDC dhe zbatimi i rekomandimeve të tyre;
  • Shtyrja sa më shumë qëështë e mundur e paraqitjes së rasteve, duke fituar në kohë që të përgatitemi edhe më mirë për menaxhimin e situatës epidemiologjike.

 


Komunikatë për media- 26 Shkurt 2020

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02 deri me 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 26 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 6 raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.

Me datë 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 6 pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.


Komunikatë për media- 25 Shkurt 2020

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike I Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 25 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre rastet e dyshimta me Koronavirus COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi I infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën RT-PCR të të tre pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19

  1. Në mbledhjen e mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë me institucionet relevante në nivel qeveritar, Ministri i Shëndetësisë sot vendosi të themelojë Komitetin Drejtues për menaxhimin e situatës emergjente me COVID-19, organ i paraparë me Planin e Gatishmërisë dhe Përgjigjes.
  2. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:
  • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
    • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
  • Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
    • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;
  1. Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
  2. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:
    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive p֝ër koronaviruson COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
    5. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.
  3. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
  • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
  • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
  • Lani duart sa here që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
  • Nëse keniethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtëvendit!
  • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpinë mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
  • Mosfrekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
    • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin public të përdorin maska!
  • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
    • Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë apo zona të prekuranga COVID-19 brenda 2 ja vë vetë fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
  • Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
  • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës ose zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 80 377 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 707 raste të vdekjes, derisa në Evropë, janë raportuar 276 raste me COVID-19 dhe 7 raste të vdekjes.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situates epidemiologjike me COVID-19 nëKosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.


Komunikatë për media- 24 Shkurt 2020 (E DYTA NGA LABORATORI)

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se dy paciente t kthyera nga Italia jan hospitalizuar n Klinikn Infektive, SHSKUK.

Pacientet u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2


Komunikatë për media-  24 Shkurt 2020 (E TRETA NGA LABORATORI ORA 23.34)

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot në mbrëmje ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një pacient të kthyer nga Italia i hospitalizuar në Klinikn Infektive, SHSKUK.

Pacienti u vizitua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morë mostra për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 te pacienti A.B. me metodën rRT-PCR dhe testi ka rezultuar negativ domethënë pacienti nuk është të infektuar me virusin SARS-CoV-2.


Komunikatë për media-  23 Shkurt 2020 00.30 PAS MESNATE

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikemë 22 shkurt 2020, nëora 20.10 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacient të dyshimtë me Koronavirus COCID-19.

Pacientet kanë pasur ethe, kollë të thatë të rrallë, lodhje dhe molisje dhe pengesa në frymëmarrje.

Dy pacientët u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK të cilëve iu morën mostrat për testim laboratorik në Coronavirus SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B.

Mostrat për testim janë sjellë në laborator të Instituti Kombëtar dhe kanë hy menjëherë në punë.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në koronavirus COVID-19 dhe në influencë A dhe B me metodën RT-PCR te dy pacientë. Testi ka përfunduar në ora 00.30 pas mesnate dhe ka rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe as me influenza A dhe B.

Ekipet e InstitutitKombëtarpopërcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.


Komunikatë për media- 08 Shkurt 2020

NUK KA KORONAVIRUS NË KOSOVË

Kumtesëpër Media

Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike sot rreth orës 17.00 ka marrë informatë ngaKlinika Infektive e QKUK se njëpaciente me nënshtetësibritanikeështëreferuarngaQendraEmergjente e GjilanitpërnëKlinikënInfektive. PacientjaështëstafndërkombëtarnëKosovëdhe e njëjtakaqëndruarnënjëqendërskijiminë Mont Blanc, Francë, para disaditësh.

PacientjaështëvizituarngeekipiiinfektologëvenëKlinikënInfektivenë QKUK dhenëaspektinklinikkapasurethetëlehtadhekollitjetëlehtë.

MenjëherëështëmarrëmostrapëranalizëlaboratorikedheështësjellurpërdiagnostikënëInstitutinKombëtartëShëndetësisëPublikenëora 19.00.

EkipiiLaboratorittëMikrobiologjisëMolekularenë IKSHPK kabërëtestiminnë novel coronavirus (2019 – nCoV) dhenëinfluencë A dhe B me metodënrRT-PCR. Testikarezultuarnegativpërtë tri analizat, domethënëpacientjanukështë e infektuar me novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe me influenza A dhe B.


Komunikatë për media- 07 Shkurt 2020

Qytetarë të nderuar të Republikës!

Kosova nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës po përcjell në mënyrë active situatën epidemiologjike me sëmundje ngjitëse në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e në veçanti është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për here të pare në Wuhan, Provinca Hubei, Kinë.

Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, informatat nga terreni, përgaditjet e institucioneve shëndetësore për tu përballur me rastet eventuale të koronavirusit, mungesa e linjave ajrore direkte me Kinën, rreziku për depërtimin eventual të virusit në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët.

IKShPK/ Departamenti i Epidemiologjisë po bënë mbikëqyrjen active dhe gjurmimin e rasteve.

Instituti Kombëtarkapërforcuarmasatpërmonitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. Është ngritur shkëmbimi  i i nformatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

Instituti Kombëtar ka rekomanduar të gjitha Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policinë e Kosovës, AUV dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore public edhe private nëKosovë.

Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve (në kohë reale, sa më pare që është e mundshme me mjetin e komunikimit më të shpejtë) në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe drejtëpërsëdrejti në IKShPK.

Të gjitha institucionet shëndetësore të vazhdojnë të zbatojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore, në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (2005), rekomandimet e OBSH dhe ECDC.

Janë ngritur ekipe në të gjitha QKMF- të Kosovës në gjendje gadishmërie që për çdo rast të dyshimtë të udhtarëve që hyjnë në Kosovë perms kufijve tokësor do tivizitojnë menjeherë dhe rekomandojnë për hapat e mëtutjeshëm të procedurave mjekësore sipas Planit të Gadishmërisë së Institutit Kombëtar.

Në aeroportin ndërkombëtar “AdemJashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situates në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare  e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.

Për të gjitha rastet e dyshimta në koronavirus Instituti Kombëtar ka sasira të nevojshme të kiteve për detektim të Novel Coronavirusit 2019 nga Insituti Pasteur në Paris, France, në kuadër të projektit rajonal Medilab Secure.

Në rast të paraqitjes së rastit të pare dhe fillimi i rritjes së numrit të rasteve Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka përpiluar tashmë Planin e kontingjencës dhe planin e Gadishmërisë dhe reagimit për 2019-nCoV është ndërtuar në bazën e pesëpjesëvetë lidhura ngushtë mes veti me qëllim të vetëm – menaxhimin e drejtë të rasteve.

Instituti Kombëtar do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Agjensionin e Emergjencave dhe OBSh-nëpër ecurinë epidemiologjike të Novel Coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës.

Situata epidemiologjike me koronavirus në botë (sipas ECDC: 7 Shkurt 2020)

Në nivel global janë raportuar gjithsej 31.503 raste të konfirmuara me 2019 nCoV me 638 raste. Në Kinë gjithsej 31.217 raste të konfirmuara me 637 vdekje. Jashtë Kinës janë raportuar 286 raste me një rastvdekje në Filipine. Në Europë janë raportuar 31 raste me koronavirus të konfirmuar në Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, Rusi, Finlandë, Spanjë dhe Suedi.

Masat e parandalimit

1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.
Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situates epidemiologjike me koronavirus në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime dhe për to do të informoheni me kohë.


Komunikatë për media- 03 Shkurt 2020

Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi i ri.

IKShPK është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Wuhan, Provinca Hubei, Kinë. Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, informatat nga terreni, përgaditjet e institucioneve shëndetësore për tu përballur me rastet eventuale të koronavirus, mungesa e linjave ajrore direkte me Kinën, rreziku për depërtimin eventual të virusit në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët.

IKShPK/ Departamenti i Epidemiologjisë po bënë mbikëqyrjen aktive dhe gjurmimin e rasteve.

Sot u mbajt mbledhja e dytë e Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ku u konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

Instituti Kombëtar ka rekomanduar të gjitha Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policinë e Kosovës, AUV dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve (në kohë reale, sa më parë që është e mundshme me mjetin e komunikimit më të shpejtë) në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe drejtëpërsëdrejti në IKShPK.

Të gjitha institucionet shëndetësore të vazhdojnë të zbatojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore, në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (2005), rekomandimet e OBSH dhe ECDC.

Instituti Kombëtar do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Agjensionin e Emergjencave dhe OBSh-në për ecurinë epidemiologjike të Novel Coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës.

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.

Situata epidemiologjike me koronavirus në botë (sipas ECDC: 3 Shkurt 2020)

Në nivel global janë raportuar gjithsej 17.383 raste të konfirmuara me 2019 nCoV. Në Kinë gjithsej 17.220 raste të konfirmuara me 362 vdekje. Nga 362 raste të vdekjes, 361 janë në Kinë dhe një rast në Filipine. Jashtë Kinës: 163 raste të konfirmuara dhe 24 shtete të përfshira. Në Evropë janë raportuar 25 raste të konfirmuara në Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Rusi, Finlandë, Spanjë dhe Suedi.

Masat e parandalimit

1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.
Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me koronavirus në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime për të cilat do të informoheni me kohë.