Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Mbahet takimi 5-të i Komitetit të Menaxhmentit të Lartë të Projektit të Shëndetësisë Kosovare

 Prishtinë, 18 maj 2016

Të udhëhequr nga Kryesuesi i KMLPSHK-së Dr.  Valbon Krasniqi, është mbajtur takimi i 5-të i Komitetit të menaxhmentit të lartë të Projektit të Shëndetësisë Kosovare (KMLPSHK-së), komitet i themeluar nga Ministri i Shëndetësisë sipas marrëveshjes financiare midis Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Në takim janë prezantuar “Rezultatet preliminare të hulumtimit për Konsumin e Barnave nga Lista Esenciale” të implementuar nga Banka Botërore dhe përkrahur nga Fondit të Besimit Zviceran FBZ. Këto rezultate kanë për qëllim të ndihmojnë Agjencionin e Financimit të Shëndetësisë të Kosovës, në definimin e listës së barnave esenciale në kuadër të skemës sigurimeve shëndetësore.

Në takim u prezantua edhe draft “Manuali i pagesës së bazuar në kapitacion sipas performancës” i përkrahur nga PSHK i cili u hartua nga AFSH në bashkëpunim me katër komunat pilot dhe “Sanigest”.

Manuali ka për qëllim të definojë procedurat standarde të operimit të pagesës së bazuar në kapitacion sipas performancës e cila do të ndikonte në përmirësimin e cilësisë dhe qasjes në shërbimet shëndetësore të KPSH.

Poashtu, në takim u shqyrtua edhe progresi i implementimit të PSHK-së.

Pjesëmarrës në mbledhjen e 5-të të KMLPShK-së, përveç anëtarëve të rregullt të Komitetit të menaxhmentit të lartë ishin edhe përfaqësuesit e ekipit të Bankës Botërore nga Uashingtoni dhe përfaqësuesit e Fondit të Besimit Zviceran (FBZ).