Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani takohet me homologun e tij letonez, z. Belēvičs dhe përfaqësuesin e Fondit Global, z. Cantau

 

Prishtinë, 31 mars 2015

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani sot në dy takime të ndara ka biseduar me homologun e tij letonez, z. Guntis, respektivisht me  z. Nicolas Cantau, përfaqësues i Fondit Global, në kuadër të zhvillimeve të Konferencës së Parë për Partneritet Lindor për Tuberkuloz, e cila konferencë po mbahet në Riga të Letonisë

Ministri Rrahmani shprehu mirënjohjen e tij Ministrit Belēvičs për ftesën drejtuar Kosovës për këtë konferencë si dhe për organizimin e saj.

Ministri Rrahmani ka njoftuar homologun e tij me reformat e filluara në shëndetësinë kosovare, me theks te veçantë rreth organizimit te Odave Profesionale Shëndetësore dhe Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Ministri Belēvičs falënderoj Ministrin Rrahmani për pjesëmarrjen e tij ne konferencë, si dhe e njohu atë, me planet dhe praktikat e shtetit të Letonisë në menaxhimin e sektorit shëndetësor.

Ministrat Rrahmani e Belēvičs u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Ndërsa Ministri Rrahmani në takimin me përfaqësuesin e Fondit Global ka falënderuar z. Cantau, për kontributin e FG ne luftimin e HIV/AIDS-it dhe TB-së.

Kurse z. Cantau siguroi Ministrin Rrahmani për mbështetjen e FG,  në veçanti në luftimin e TB-së.