Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Adresimi i Ministrit Armend Zemaj në konferencën për media lidhur me COVID-19

Të nderuar qytetarët, 

Të nderuara media,

Ju falënderoj për prezencën tuaj.

Sot, si çdo të premte tjetër jemi bashkë me Profesor Naser Ramadanin dhe Dr. Valbon Krasniqin për të folur rreth situatës epidemiologjike në vend si dhe menaxhimin e saj.

  1. RANGIMI I RI I KOMUNAVE

Këtë javë situate vlerësohet më e qetë sa i përket shtrirjes së infeksionit.

Nga 10 dhjetori e deri me 17 në nivel vendi janë raportuar 3.555 raste pozitive nga 11,229 mostra të marra.

Ndërsa treguesi tjetër që kemi situatë më të qenë në raport me Covid 19 është edhe kategorizimi i ri i komunave .

Këtë javë në zonën e kuqe janë 11 komuna, nga 16 sa ishin javën e kaluar, ndërsa në zonën e verdhë kemi 11 komuna, kurse në zonën e gjelbër kemi 16 komuna.

Në  zonën e kuqe janë 11 komuna:

Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku , Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi, Podujeva.

Në zonën e verdhë janë  11 komuna:

Kamenica , Kllokoti, Gjakova, Vitia , Gjilani,  Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca Istogu dhe Ranilluga 

Në zonën e gjelbër janë 16 komuna 

Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani , Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha.

Këto janë masat që do të jenë në fuqi për komuna deri të premten tjetër, por nuk do të jenë të vetme.

Ministra e Shëndetësisë, IKSHPK-ja , bashkë edhe Kryeministrin jemi duke përgatitur edhe masat e tjera të cilat do të jenë në fuqi nga java e ardhshme.

Masat të cilat priten të merren janë në nivel vendi dhe jo për komuna veç e veç .

Por si çdo herë, mediat dhe opinion publik do të informohet me kohë rreth çdo vendimi të ri nga ana e ekzekutivit të vendit .

  1. SITUATA NËPËR SHKOLLA 

Të nderuar qytetarë, prind dhe nxënës sot po përmbyllet edh gjysmën vjetori i parë i këtij viti shkollor, andaj më lejoni të ju falënderoj për bashkëpunimin që keni pasur gjatë gjithë kohës si dhe për durimin karshi situatës .

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë mbikëqyrjen epidemiologjike të Institucioneve Shkollore dhe Kopshteve publike dhe private, qysh para fillimit të procesit mësimor, duke bërë hulumtimin, gjurmimin dhe testimin e mësimdhënësve, nxënësve dhe punëtorëve teknik/administrativ. 

IKSHPK është angazhuarë në dy aktivitete të testimeve 

1:Para fillimit të procesit mësimor, gjatë përzgjedhjes në mënyrë randome të 251 shkollave në nivel vendi, është bërë testimi i 1974 mësimdhënësve, prej tyre 100 kanë rezultuar pozitiv në SARS-CoV-2 me shkallë të pozitivitetit 5.1%.

Hulumtimi, testimi dhe përcjellja e situatës epidemiologjike është bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe intensive. Bashkëpunimi dhe komunikimi me DKA-të, Institucionet shkollore dhe edukative është bërë në vazhdimësi dhe në kohë reale.

 Deri tani, janë testuar :

2: Gjatë procesit mësimor, nga 15 shtatori e deri më sot janë testuarë 10,823 mësimdhënës (prej tyre 1,615 kanë rezultuar pozitiv 14.9%) dhe 6,792 nxënës (prej tyre 1173 kanë rezultuar pozitiv 17.3%) mesatarja 15,8%. 

  1. Vaksinat anti COVID 

 

Të nderuara media, 

Me që kryefjala e këtyre ditëve sa i përket COVID-19 është vaksina, dëshirojmë të sigurojmë popullatën tonë që kemi ndërmarrë me kohë masa dhe jemi çdo ditë të angazhuar që Kosova t’i ketë sa më parë që ka mundësi këto vaksina, që shihen si opsion realist për t’i dhënë fund pandemisë aktuale dhe për të kontrolluar infeksionin në terma afatgjatë. 

Si autoritete përgjegjëse në Kosovë jemi të angazhuar në mënyrë aktive të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës. 

Për këtë qështje kemi formuarë edhe komision për negocimin e furnizimit me vaksina kundër COVID 19 me këtë përberje:

  1. Ardian Mehemtaj, ud.Sekretar I përgjithshëm në MSH, kryesues 

Dr. Valdet Hashani, anëtare, MSH

Prod.Dr Lul Raka IKSHPK

Dr. Ardian Rugova AKKPM 

Z.Avdyl Lokaj ,anëtar, IKSHP

Dr. Edita Haxhiu ,anëtare IKSHPK,

Znj. Afërdita Hoxha , MSH

Si dhe kemi forumarë edhe grupin punues për definimin e nevojave për Vaksinën COVID 19. Nën kryesimin e DR. Arsim Qavdërbasha MSH.

Siç e dini, Gavi apo Aleanca e Vaksinave ka krijuar mekanizimin COVAX si partneritet me qëllimin kryesor marrjen e vaksinave efektive, me cilësi të lartë COVID-19 për të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht nga gjendja ekonomike, në të njëjtën kronologji kohore.  

COVAX AMC i Gavi-t do të siguroj 20% te vaksinave COVID-19 për 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme duke përfshirë edhe ekonomitë e tjera të kualifikuara nga Gavi dhe po bëjmë çmos që vaksinën COVID-19 ta kemi në dispozicion në tremujorin e parë të vitit 2021. 

Gjithashtu, jemi duke zhvilluar edhe projektin për Zinxhirin e ftohtë të ri të ruajtjes së vaksinave në Kosovë, duke e ditur se numri i vaksinave kundër COVID-19, do të jetë më i madh se numri i vaksinave kundër gripit sezonal me të cilat po vazhdon vaksinimi.

Kemi dëgjuar edhe zëra pesimistë rreth sigurimit të vaksinës, por ne i sigurojmë qytetarët që ata nuk do të mbesin pa u vaksinuar as për mungesë angazhimi, as për mungesa financiare, sepse, ne e kemi obligim edhe në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID, që popullatës sonë t’i sigurojmë vaksinën.

Në kuadër ta pakos së përgjithshme të masave financiare që lidhen me COVID-19, kemi opsione të mjaftueshme për të financuar edhe sigurimin e atyre vaksinave që do t’i blejmë sipas nevojës, qoftë përmes buxhet për vitin 2021 që do të miratohet, qoftë edhe përmes kontributeve të tjera me donatorët ndërkombëtarë.

Zërave që sigurimin e vaksinës për Kosovën e lidhin vetëm me COVAX, ju themi që jemi duke punuar edhe në shumë drejtime të tjera për çka edhe do të bindeni dhe në vend të fokusimit për të shpërqendruar vëmendjen nga angazhimet, të kontribuojë secili për të rritur besimin në vaksinën, në mënyrë që në momentin kur ajo do të jetë e qasshme, popullata ta marr atë për të zvogëluar rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID.

Ne jemi shumë falënderues për Zyrën e OBSH-së dhe UNICEF-it që po ndihmojnë në procesin për sigurimin e vaksinave, derisa për këtë qëllim jemi duke bashkëpunuar edhe me mekanizmat e BE-së, por edhe me shtete të zhvilluara individualisht.

Pra, të vazhdojmë të zbatojmë masat aktuale në fuqi dhe të fillojmë të përgatitemi për procesin e vaksinimit, duke filluar nga ndërgjegjësimi i publikut e deri te përgatitja e profesionistëve shëndetësor për të dhënë maksimumin edh enë këtë proces.

  1.  Falënderimi për Ambasadorët dhe Komandantin e KFOR-it

Më lejoni fare në fund që nga kjo konferencë të falënderoj Ambasadorët dhe drejtuesit e misioneve civile dhe ushtarake në Kosovë si:

  • Ambasadorin amerikan Philip Kosnett
  • Ambasadorin gjerman Jorn Rohde;
  • Ambasadoren franceze Marie Christine Butel
  • Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyok
  • Ambasadorin Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe 
  • Komandantin e KFOR-it, general majorin Franco Federici;

Të cilët përmes mesazhevë të tyre sensibilizuese kontribuan në fushatën e Ministrisë së Shëndetësisë kundër Covid-19 me moton: Festo n’ shtëpi, që është një thirrje për qytetarët që festat te fundvitit t’i kalojnë në shtëpi me familjet e tyre duke u kudjesur për shëndetin e vet dhe të njërit tjetrit.

Me poshte kliko vendimet per komuna:

05-8590

05-8591

05-8592

05-8593

05-8594

05-8595

05-8596

05-8597

05-8598