Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Agani: Kujdesi Parësor Shëndetësor është shtylla e sistemit

Në këtë takim Ministri Agani i ka njohur pjesëmarrësit me procesin e reformave në shëndetësi, ku ka spikatur faktin që Ligji i ri i Shëndetësisë pas kalimit në Qeverinë e Kosovës, do të dal nesër për shqyrtimin ë parë në Kuvendin e Kosovës, derisa është arritur pajtueshmëria që pas kalimit të këtij ligji që paraqet fazën e parë të reformës në shëndetësi, të shkohet tutje vitin tjetër edhe me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, për çka Ministri Agani i siguroi të pranishmit se nuk duhet tashmë të ketë asnjë dileme se Kosova do ta ketë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri Agani ka shpjeguar se faza e parë e reformës ka të bëjë me reformimin e organizimit të sistemit shëndetësor, ndërsa faza tjetër ka të bëjë me reformën e financimit të sistemit shëndetësor që do të arrihet përmes Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.

“Reforma do të shkojë në faza, ndërsa në këtë proces , KPSH  do të përfshihet në një fazë të mëvonshme për shkak se sistemi i decentralizimit ka bërë që KPSH të rregullohet edhe në bazë të ligjeve të vet-administrimit lokal, prandaj në këtë fazë, ky nivel do të stimulohet  me ngritjen e resurseve, kapaciteteve rritjes së cilësisë dhe vëllimit të shërbimeve, për çka MSh ka paraparë më ligjin e ri 4.5 milionë euro, për arritjen e këtij synimi”, ka shpjeguar Ministri. Ai ka bërë të ditur se stimulimi do të bëhet në atë formë që përmes Agjencionit të Sigurimeve Shëndetësore, në KPSH të stimulohet cilësia dhe vëllimi i punës.

Po ashtu, ka shpjeguar Ministri, me Ligjin e ri të Shëndetësisë, 300 mjekë të ri do të punësohen në vit në KPSH.

Ministri kërkoi Draft- Strategjia e KPSH të jetë koherent me reformën shëndetësore  dhe legjislacionin aktual dhe të këtë një vizion që përkon me synimet e reformës shëndetësore .
Prezantimi i Draft Strategjisë së KPSH-së është bërë nga Dr. Genc Ymerhalili, drejtor i QZHMF-së, është bërë, po ashtu, edhe një prezantim i të gjeturave nga vlerësimi dhe monitorimi i implementimit të konceptit të Mjekësi familjare si dhe janë zhvilluar diskutime rreth draftit të prezantuar.

Mbajtja e këtij takimi është mundësuar nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë.