Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Agjencioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) ofron përkrahje për shëndetësinë

Në këtë takim, U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm, dr. Gani Shabani e ka njohur delegacionin japonez për sfidat e sektorit shëndetësor në Kosovë, duke theksuar se ky sektor ka mungesë fondesh për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të qasshme dhe kualitative për popullatën, ndërsa ka theksuar se  financimi i qëndrueshëm, është parakusht i zhvillimit të mëtejmë të reformimit të shëndetësisë.

 Në këtë takim është folur në mënyrë të veçantë për trajnimet specifike që JICA ka ofruar për menaxherë të institucioneve shëndetësore në Kosovë që për qëllim kanë përmirësimin e performancës së menaxhimit të sektorit të shëndetësisë dhe forcimit të kapaciteteve të përgjithshme të Agjencisë për Sigurime Shëndetësore.

Dr. Gani Shabani ka theksuar se MSh ka nevojë që në kuadër të aktiviteteve të ardhshme trajnuese, të përforcohen kapacitetet në fushën e trajnimit për financim shëndetësor, menaxhim të resurseve, procesin e politikë-bërjes dhe formulimin e nevojave për të ardhmen.

Në takim, zyrtarët e lartë të JICA kanë ofruar mundësinë që MSh të aplikojë për sigurimin e trajnimeve të tjera që mundësojnë ngritjen e kapaciteteve menaxheriale në sektorin shëndetësor, ndërkohë që nga zyrtarët e MSh-së, JICA i është shprehur një falënderim i veçantë  për asistencën që i është dhënë sistemit shëndetësor në vend.