Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

AKPM, aktivitete intensive për vendosjen e rregullit në sektorin farmaceutik

AKPM, aktivitete intensive për vendosjen e rregullit në sektorin farmaceutik

 

Në kuadër të aktiviteteve të shtuara të Inspektoratit Farmaceutik në dy muajtë e fundit, ky inspektoratështë fokusuar në inspektimin edhe të prodhuesve vendor, duke ndaluar nga shitja në barnatore të produkteve të dyshimta farmaceutike. Këto dhe aktivitete të tjera, me qëllim të luftimit të parregullsive, AKPM është duke i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe kundër korruspionit , doganat dhe organet e tjera kompetente

Prishtinë 02.12.2013

 

Gjatë këtyre dy muajve të fundit në Agjensionin Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) janë zhvilluar aktivitete intensive të bashkëpunimit me organet kompetente të hetuesisë së Njësisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe antikorrupsionit të Policisë së Kosovës, Doganat e Kosovës dhe organet e tjera komptente, përkitazi me çështjet për të cilat edhe janë ndërmarë një seri e inspektimeve te Qarkulluesit Farmaceutik me shumicë dhe pakicë.

 

Në kuadër të aktiviteteve të auditimit është konstatuar edhe paligjshmëria e emërimeve me ç’rast janë anuluar ato akt-emërime. Gjithashtu për supozimin e shkeljeve të procedurave janë referuar në komisionin disiplinor dy zyrtarë të AKPM me ç’rast komisioni ka marrë vendim për transferimin e tyre në lokacion tjetër me detyra të ngjashme.

 

Aktivitetet e veta Inspektorati Farmaceutik i ka zhvilluar në këto dy muaj duke u fokusuar në prodhuesit vendor Prima Pharm si dhe në laboratorin ilegal “Leka Med” me ç’rast janë përpiluar dy raporte të detajuara dhe që produktet e dyshuara të të cilave janë ndaluar nga shitja në barnatore.

 

Në kuadër të detyrave të veta të departamenteve janë zhvilluar normalisht aktivitetet e licencimit të produkteve, licencimit të importit për produkte dhe paisje, të përcjelljes së efekteve anësore me ç’rast AKPM ka pasur rastin e insulinave të një prodhuesi për të cilat pas evidentimit është vërtetuar se Kosova nuk ka qenë e prekur nga kjo problematikë.

 

Gjithashtu me vendim të Agjencisë Evropiane të Barnave është ndaluar shitja në tregjet evropiane e produktit hexoprenalinë dhe pas identifikimit të këtij problemi edhe AKPM përmes Komisionit të Kosovës për Produkte Medicinale, Departamentit të Autorizimit për marketing, farmakovigjilencë dhe inspektoratit ka ndaluar shitjen e këtij produkti dhe i njëjti është tërhequr nga të gjitha barnatoret dhe depot në Kosovë.

 

AKPM ka filluar procedurat për ngritjen e kapaciteteve të laboratorit si dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për laborator përkatësisht për akreditimin e laboraorit me ISO standardin 17025, në kuadër të të cilit ëstë përveç ngritjes institucionale edhe ngritja kadrovike.

 

AKPM gjithashtu:

 

– ka filluar procedurat për kryerjen e procedurave online për licencimin e institucioneve dhe produkteve dhe paisjeve si dhe lidhjen në kohë reale me autoritetet doganore;

– ka filluar përgatitjet për hartimin e publikimit të konsumit të barnave për kokë banori;

– publikimin e regjistrit të barnave;

– hartimin e legjislacionit dhe akteve nënligjore të cilat mungojnë, ose harmonizimin e atyre ekzistuese;

– lehtësimin e procedurave teknike për donacione dhe për produktet për MSH si dhe

– lansimi i anketës për kënaqshmërinë e kryerjes së shërbimeve në AKPM.

 

Të gjitha këto aktivitete, AKPM i ndërmer për ruajtjen e shëndetit publik të popullatës duke pasur një efikasitet të shtuar të dinamikës së punës.

Agjensioni Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) është i përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë në shëndetësi në Republikën e Kosovës. Në kuadër të detyrave të veta, AKPM ka për mision mbrojtjen e shëndetit publik nëpërmjet garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të produkteve medicinale