Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ali Sadriu zgjidhet drejtor i QKUK-së

Intervistimi i kandidatëve është mbikëqyrur nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, ndërsa intervistimit i janë nënshtruar nëntë kandidatë.
Drejtori i ri ekzekutiv i QKUK-së do të ketë kontratë 2 vjeçare, ndërsa për tre muaj, ai do t’i nënshtrohet periudhës provuese.
Ali Sadriu deri tani ka ushtruar detyra të ndryshme.  Ndër të tjera ai ka qenë për 4 vjet, drejtor financiar i Fakultetit të Mjekësisë, drejtor Financiar i BANKKOS-it, bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (AQF), 5 vjet deputet në Kuvendin e Kosovës  3 vjet ministër i Ekonomisë dhe Financave, etj.