Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ambasadorja Hrebickova: Çekia derë e hapur për bashkëpunim në shëndetësi me Kosovën

Ambasadorja Hrebickova tha se Çekia do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërsa javëve në vijim, një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë do ta vizitojë Pragën me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në shëndetësi dhe finalizimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në shëndetësi midis Çekisë e Kosovës, që ishte një nga çështjet e diskutuara gjatë kësaj vizite të delegacionit çek në Kosovë, të kryesuar nga Ivo Hartmann, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë të Çekisë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës Mybera Mustafa ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen në shëndetësi dhe e ka cilësuar vizitën e tyre në Kosovë si shumë të suksesshme dhe të dobishme për Ministrinë e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës.

Në ditën e fundit të vizitës së tyre në Kosovë, ekspertët çek kanë ligjëruar dhe demonstruar praktikat e vendit të tyre në regjistrimin dhe distribuimin e barnave dhe në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

Ligjëratat kanë qenë interaktive ku ekspertët vendorë kanë bërë pyetje dhe kanë ofruar përvojat e tyre.