Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Anulohet konkursi për drejtorë të klinikave të QKUK-së dhe të instituteve

Me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministri të Shëndetësisë, dr. Gani Shabani vendosi sot për anulimin e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe të instituteve.
Konkursi anulohet për shkak të mospërfilljes së nenit 23. 5 të Statutit të QKUK-së dhe mosrespektimit në përpikëri të dispozitave ligjore në fuqi.