Kjo bëhet për arsye se Ligji nr. 03/L-137 për Departamentin e Mjekësisë Ligjore, është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 25 qershor 2009 dhe është shpallur me dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës nr. DL-019-2009, të datës 17 korrik 2009.
Prandaj, përmes një shkrese të Divizionit të Sektorit Privat të Ministrisë së Shëndetësisë, obligohen të gjitha Institucionet Private Shëndetësore-Spitalet private në Kosovë, që të bëjnë kontrata të reja në lidhje me shërbimet e Morgut me Departamentin e Mjekësisë Ligjore në afatin sa më të shkurtër.