Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Bashkimi Evropian dorëzoi pjesën e tretë të ndihmës emergjente prej 5 milionë eurosh në mbështetje të sistemit shëndetësor të Kosovës

Sot, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dorëzoi në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës 10 autoambulanca, 100 shtretër spitalorë dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. Kjo dërgesë përfshiu edhe 150 pompa infuzioni, 127 monitorë pacienti, dhe 7 mijë litra substancë dezinfektuese për duar.

Vlera totale e këtij donacioni është 1.17 milion euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19. Furnizimet u prokuruan përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

“Jam e kënaqur që kemi një furnizim tjetër me pajisje mjekësore për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, të cilat ne jemi të sigurt se do t’i shërbejnë popullit të Kosovës si gjatë pandemisë COVID-19, ashtu edhe në vitet në vazhdim”, tha Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së.

“Brenda pak javëve të ardhshme presim edhe dorëzimin e 30 ventilatorëve për njësi të kujdesit intensiv, pajisje të tjera mjekësore, më shumë shtretër spitalorë dhe 6,000 komplete të testimit për COVID-19, me çka do të përmbyllet shuma e planifikuar prej 5 milionë eurosh të pajisjeve dhe furnizimeve emergjente mjekësore të dhuruara nga Bashkimi Evropian.”

Ambasadorja Apostolova vlerësoi autoritetet e Kosovës, stafin mjekësor dhe laboratorik për punën e tyre shembullore gjatë pandemisë COVID-19. Ajo falënderoi popullin e Kosovës për respektimin e kufizimeve dhe u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.

Në prill dhe maj, BE-ja solli në Kosovë 1.6 milion doreza të ndryshme mbrojtëse mjekësore, 60 mijë maska FFP2, 60 mijë kominoshe njëpërdorimshe, 23 mijë mburoja për fytyrën, 3 mijë syze mbrojtëse, 19 mijë litra dezinfektues për duar, 10 shtroje njëpërdorimshe, dhe 50 kuti për transportimin e mostrave laboratorike, ndihmë e cila u soll me 10 kamionë përmes UNOPS-it.

Përveç kësaj ndihme direkte për sektorin e shëndetësisë, BE-ja po përgatit edhe rreth 63 milionë euro si masa afatmesme për ndihmë me grante socio-ekonomike, si dhe rreth 100 milionë euro kredi si ndihmë makro-ekonomike për Kosovën.

———————————————————————————————————————

Evropska unija danas isporučuje treću turu svoje hitne pomoći vredne 5 miliona evra za sistem zdravstvene zaštite na Kosovu

Kancelarija EU na Kosovu/specijalna predstavnica EU, isporučila je danas 10 vozila hitne pomoći, 100 bolničkih kreveta i drugu medicinsku opremu kosovskom Ministarstvu zdravlja kao vid podrške zdravstvenom sistemu. Isporuka je obuhvatila i 150 infuzionih pumpi, 127 pacijent monitora i 7.000 litara sredstva za dezinfekciju ruku.

Ukupna vrednost donacije iznosi 1,17 miliona evra i deo je pomoći EU Kosovu za suzbijanje pandemije COVID-19. Predmeti su nabavljeni preko Kancelarije Ujedinjenih nacija za projektne usluge (UNOPS).

„Zadovoljstvo mi je što mogu još jednom da isporučim medicinsku opremu zdravstvenom sektoru na Kosovu, a koja će uvereni smo poslužiti narodu Kosova i tokom pandemije COVID-19 i u narednim godinama“, rekla je Natalija Apostolova, šefica Kancelarije EU na Kosovu/specijalna predstavnica EU.

„U narednih nekoliko sedmica, očekujemo isporuku i 30 ventilatora za intenzivnu negu, dodatnu medicinsku opremu, još bolničkih kreveta, 6.000 kompleta testova za COVID-19, čime će se zaokružiti planirani iznos od 5 miliona evra vredne hitne medicinske opreme i potrepština koje je donirala Evropska unija.“

Ambasadorka Apostolova pohvalila je kosovske organe vlasti, medicinsko i laboratorijsko osoblje na njihovom uzornom radu tokom pandemije COVID-19. Zahvalila se narodu Kosova na poštovanju ograničenja i pozvala je sve da nastave sa oprezom i poštovanjem preporuka zdravstvenih stručnjaka.

Evropska unija je aprila i maja meseca isporučila Kosovu više od 1,6 miliona različitih zaštitnih medicinskih rukavica, 60.000 respiratornih maski FFP2, 60.000 jednokratnih kombinezona, 23.000 štitnika za lice, 3.000 zaštitnih naočara, 19.000 litara sredstava za dezinfekciju ruku, 10.000 kompleta jednokratnih čaršafa za krevete i 50 kutija za transport laboratorijskih uzoraka, a sve to u 10 kamiona preko UNOPS-a.

Pored ove neposredne pomoći zdravstvenom sektoru, EU priprema i oko 63 miliona evra kao srednjoročnu meru za pomoć u vidu socio-ekonomskog granta i oko 100 miliona evra zajma kao makroekonomsku pomoć Kosovu.

——————————————————————————————————————-

European Union delivers today the third instalment of its €5 million emergency assistance in support of healthcare system in Kosovo

The European Union Office in Kosovo/EU Special Representative delivered today 10 ambulance vehicles, 100 hospital beds and other medical equipment to the Kosovo Ministry of Health in support of the health system. The shipment also includes 150 infusion pumps, 127 patient monitors, and 7,000 litres of hand disinfection substance.

The total value of this donation is 1.17 million euro, and it is part of the EU assistance to Kosovo to deal with the COVID-19 pandemic. The items have been procured through the United Nations Office for Project Services (UNOPS).

“I am pleased to have another delivery of medical equipment to Kosovo health sector, which we are confident will serve Kosovo people both during the COVID-19 pandemic but also in the years to come”, said Nataliya Apostolova, Head of the EU Office in Kosovo/EU Special Representative.

‘Within the next few weeks, we also expect to deliver 30 intensive care unit ventilators, additional medical equipment, more hospital beds, and 6,000 sets of COVID-19 testing kits, which will conclude the planned amount of EUR 5 million worth of emergency medical equipment and supplies donated by the European Union.”

Ambassador ApostolovapraisedKosovo authorities, medical and laboratory staff for their exemplary work during the COVID-19 pandemic. She thanked the Kosovo people for respecting restrictions and called on all to continue to be cautious and respect the recommendations of health experts.

In April and May, the EU delivered to Kosovo1.6 million different protective medical gloves, 60,000 FFP2 respiratory masks, 60,000 disposable coveralls, 23,000 face shields, 3,000 protective goggles, 19,000 litres of hand disinfectants, 10,000 sets of single use bed sheets and 50 boxes for transporting laboratory samples, delivered in 10 trucks through the UNOPS.

Apart from this direct assistance to the health sector, the EU is also preparing around EUR 63 million as mid-term measures for socio-economic grant assistance as well as around EUR 100 million loan as macro-economic assistance to Kosovo.