Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Beteja globale kundër kancerit nuk do të fitohet vetëm me trajtim

International Agency for Research on Cancer

                       

KOMUNIKATË SHTYPI
N° 224

Lion/Londër, 3 shkurt 2014

Agjensioni Ndërkombëtarë për Hulumtime mbi Kancerin (IARC), agjension i specializuar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot publikon Raportin Botëror të Kancerit 2014, një bashkëpunim i mbi 250 shkencëtarëve kryesorë prej më shumë se 40 vendeve, që përshkruan aspektet e shumfishta të hulumtimit dhe kontrollit të kancerit.

Bazuar në statistikat e fundit mbi trendet e incidencës dhe vdekshëmrisë mbarëbotërore të kancerit, ky libër i ri zbulon se si barra e kancerit është duke u rritur me një shpejtësi alarmuese dhe thekson nevojën për zbatimin urgjent të strategjive efiçiente parandaluese për të frenuar sëmundjen.

“Përkundër përparimeve ekzistuese, ky Raport tregon se ne nuk mund të shtjellojm rrugën tonë për të dalë nga problemi i kancerit,” thekson Dr. Christopher Wild, Drejtor i IARC dhe bashkëredaktor i librit. “Përkushtim më i madh ndaj parandalimit dhe zbulimit të hershëm është domosdoshmërisht i nevojshëm me qëllim që të plotësojmë trajtimet e përmirësuara dhe të trajtojmë rritjen alarmuese të barrës globale të kancerit.”

Barra globale e kancerit në rritje

Në vitin 2012, barra mbarëbotërore e kancerit është rritur në rreth 14 milion raste të reja në vit, shifër kjo që pritet te rritet në 22 milion në vit brenda dy dekadave të ardhshme. Gjatë të njëjtës periudhë, vdekjet nga kanceri është parashikuar që do të rriten prej rreth 8.2 milion në vit deri 13 milion në vit. Në aspektin global, në vitin 2012, kanceret e diagnostikuara më së shpeshti kanë qenë ato të mushkërive (1.8 milion raste, 13.0% të numrit të përgjithshëm), gjirit (1.7 milion, 11.9%), dhe zorrës së trashë (1.4 milion, 9.7%). Shkaktarët më të shpeshtë të vdekjeve nga kanceri kanë qenë kanceret e mushkërive (1.6 milion, 19.4% të numrit të përgjithshëm), mëlçisë (0.8 milion, 9.1%), dhe lukthit (0.7 milion, 8.8%).

Ndarja e kancerit

Si pasojë e rritjes dhe mplakjes së popullatës, vendet në zhvillim janë të prekura në mënyrë disproporcionale nga rritja e numrit të kancereve. Më shumë se 60% të të gjitha rasteve paraqiten në Afrikë, Azi dhe Amerikën Qendrore dhe Jugore, dhe në këto regjione ndodhin rreth 70% të vdekjeve mbarëbotërore nga kanceri, situatë kjo e përkeqësuar nga mungesa e zbulimit të hershëm dhe qasjes në trajtim.

Vdekjet e parandalueshme

Qasja në trajtimet efektive dhe të arritshme të kancerit në vendet në zhvillim, përfshirë ato për kanceret e fëmijërisë, do të zvogëlonte dukshëm vdekshmërinë, edhe në mjediset ku shërbimet e kujdesit shëndetësorë janë më pak të zhvilluara.

Sidoqoftë, shpenzimet spiralore të barrës së kancerit janë duke dëmtuar edhe ekonomitë e vendeve më të pasura dhe janë përtej mundësive të vendeve në zhvillim, si dhe po krijojnë barrë të papërballueshme për sistemet e kujdesit shëndetësorë. Në vitin 2010, shpenzimet ekonomike vjetore të kancerit ishin përllogaritur të arrijnë rreth 1.16 triliard USD. Ende rreth gjysma e të gjitha kancereve mund të shmangen nëse njohuritë e tashme do të zbatoheshin në mënyrë të përshtatshme.

“Rritja e kancerit në mbarë botën është pengesa kryesore e zhvillimit dhe mirëqenies njerëzore. Këto shifra dhe projeksione të reja dërgojnë një sinjal të fuqishëm se veprimi i menjëhershëm është i nevojshëm për të përballuar këtë katastrofë njerëzore, që prekë secilin komunitet në mbarë botën, pa përjashtime,” thekson Dr. Wild.

Fushatat efektive të vaksinimit dhe promovimit shëndetësorë

Shumë vende në zhvillim vazhdojnë të jenë të prekura në mënyrë disproporcionale nga barra e dyfishtë e kancereve të lidhura me infeksionet e mëdha (përfshirë ato të cerviksit, mëlçisë dhe lukthit) dhe incidencës në rritje të kancereve (siç janë ato të mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë) të shoqëruar me mënyrat e jetës së industrializuar.

Beteja globale kundër kancerit nuk do të fitohet vetëm me trajtim
Masat parandaluese efektive janë urgjentisht të nevojshme për të
parandaluar krizën e kancerit

Akoma zbatimi i vaksinimit efektiv kundër virusit të hepatitit B dhe papillomavirusit human mund të zvogëlojë dukshëm kanceret e mëlçisë gjegjësisht të cerviksit. Parandalimi i përhapjes së përdorimit të duhanit në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare ka rëndësi thelbësore në kontrollin e kancerit. Njësoj, në vendet e industrializuara shumë shpejt, masat për promovimin e aktivitetit fizik dhe shmangien e obezitetit gjithashtu duhet të bëhen prioritet në raport me kanceret siç janë ato të zorrës së trashë dhe gjirit.

Zbulimi i hershëm, diagnoza dhe trajtimi

Krahas, qasjeve të teknologjisë së ulët ndaj zbulimit të hershëm dhe skriningut kanë dëshmuar efikasitetin e tyre në vendet në zhvillim. Shembull i thjeshtë është skriningu i kancerit cervikal me përdorimin e inspektimit viziv me acid acetik dhe krioterapi apo trajtimi me koagulim të ftohtë i lezioneve prekanceroze. Ky lloj programi “kontrollo-dhe-trajto” është zbatuar për shembull me sukses në Indi dhe Kosta Rika.

“Qeveritë duhet të dëshmojnë përkushtim politik për të ngritur në mënyrë progresive zbatimin e skriningut të cilësisë së lartë dhe programeve të zbulimit të hershëm, të cilat janë një investim më tepër sesa një shpenzim,” thotë Dr. Bernard W. Stewart, bashkredaktor i Raportit Botërorë të Kancerit 2014.

Legjislacioni i përshtatshëm për zvogëlimin e ekspozimit dhe sjelljeve të rrezikshme

Mësimet nga masat e kontrollit të kancerit në vendet me të ardhura të larta tregojnë se parandalimi ka efekt por vetëm promovimi shëndetësorë është i pamjaftueshëm. Legjislacioni i përshtatshëm luan një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e ekspozimit dhe sjelljeve të rrezikshme.

Për shembull, marrëveshja e parë ndërkombëtare e sponzorizuar nga OBSh, Konvent-Korniza mbi Kontrollin e Duhanit, ka qenë kritike në zvogëlimin e konsumimit të duhanit përmes taksave, kufizimit të reklamimit dhe rregulloreve dhe masave tjera për kontrollin dhe dekurajimin e përdorimit të duhanit.

Qasje të ngjashme janë gjithashtu të nevojshme për t’u vlerësuar në fushat tjera, veçanërisht konsumimi i alkoolit dhe pijeve të ëmbëlsuara me sheqer, dhe kufizimi i ekspozimit në rreziqet karcinogjenike profesionale dhe mjedisore, përfshirë ndotjen e ajrit.

“Legjislacioni i përshtatshëm mund të inkurajojë sjellje më të shëndetshme, si dhe pasjen e rolit të organizuar të tyre në mbrojtjen e njerëzve prej rreziqeve të vendit të punës dhe ndotësve të mjedisit,” thekson Dr. Stewart. “Në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare, është kritike që qeveritë të përkushtohen në fuziqimin e masave rregulluese për mbrojtjen e popullatave të tyre dhe zbatimin e planeve parandaluese të kancerit.”

 

Stewart BW, Wild CP, redaktor (2014). Raporti Botëror i Kancerit 2014. Lion, France: Agjensioni Ndërkombëtarë për Hulumtime mbi Kancerin (IARC).

 

 

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni

Véronique Terrasse, Press Officer, në +33 472 738 366 / +33 645 284 952 / +44 7 466 356 401 apo terrassev@iarc.fr; apo Dr Nicolas Gaudin, IARC Communications në com@iarc.fr

Agjensioni Ndërkombëtarë për Hulumtime mbi Kancerin (IARC) është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Misioni i tij është të koordinojë dhe kryej hulumtimet mbi shkaktarët e kancerit human, mekanizmin e karcinogjenezës dhe të zhvillojë strategji shkencore për kontrollin e kancerit. Agjensioni është i përfshirë në hulumtimet epidemiologjike dhe laboratorike dhe shpërndan informata shkencore përmes botimeve, mbledhjeve, kurseve dhe bursave.

Effective prevention measures urgently needed to prevent cancer crisis