Njoftim për specializantët
Prishtinë 8 tetor 2017
Kliko për të lexuar njoftimin: 05 njoftim për specilaizantët-
Njoftim për specializantët
kliko për të lexuar njoftimin – 05-3908
Njoftim për specializantët
Prishtinë, 15 maj 2017
Njoftohen të gjithë specializantët e kategorisë B dhe C, se nga data 18 -26 maj 2017, sipas orarit në listen e bashkëngjitur kliko: (Copy of kategorit B dhe C 16 05 ) duhet të paraqiten në zyrën 102 të Ministrisë së Shëndetësisë për nënshkrim të aneks-kontratës për specializim.
Me rastin e nënshkrimit të aneks kontratës duhet të sillni:
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, specializantët do të nënshkruajnë një deklaratë me të cilën marrin përgjegjësitë personale dhe penale për deklarim eventual jo të saktë të dhënave para nënshkrimit të aneks kontratës.
Lista e specializantëve do të verifikohet edhe në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Me respekt,
Njoftim
Prishtinë, 4 maj 2017
Te gjithë kandidat për specializim në konkursinb e fundit, dhe të cilët kanë bërë ankesë në Shkallën e dytë të ankesave pranë MSh-së mund të lajmërohen për marrjen e përgjigjes, prej datës 10.05.2017 në zyrën 025 në MSh, çdo ditë prej orës 9.00 deri në 12.00
Njoftim për specializantët
Prishtinë, 4 prill 2017
Njoftohen specializantët nga kategoria B dhe C, të cilëve nuk u ka dalë emri në listën nga njoftimi paraprak se nga data 5 -10 prill 2017, duhet të paraqiten në Zyrën e BQSHS (në MSh)që t’i verifikojnë dosjet e tyre, në bazë të së cilave u është ndarë specializimi, sipas orarit më poshtë:
MSh do të shpall edhe një konkurs plotësues për mjekë specialistë
Prishtinë, 3 prill 2017
Pas shpalljes së konkursit për mjekë specialistë për njësitë përbarëse të SHSKUK-së, QKTGJ-në dhe IKSHP-në, me datë 21 mars 2017, Ministria e Shëndetësisë njofton specialistët e papunë, se janë duke u analizuar kërkesat shtesë të SHSKUK-së për shpallje të vendeve të tjera të punës për mjekë specialistë dhe, deri në fund të javës, pritet shpallja e një konkursi plotësues për një numër të konsideruar të vendeve të tjera të punës.
Njoftim për specializantët
Prishtinë, 3 prill 2017
Nënshkrimi i aneks – kontratave të specializantëve të kategorisë B dhe C do të fillojë prej datës 4 prill 2017 deri më 7 prill 2017
Specializantët e kategorisë B të lajmërohen për nënshkrim të kontratës sipas orarit në vijim:
Kurse, specializantët e kategorisë C, të lajmërohen për nënshkrim të kontratës sipas orarit në vijim:
VËREJTJE:
Të listuar për aneks kontrata janë specializantët e kategorive B dhe C, kategori kjo ku specializantët nuk posedojnë garancionin nga institucionet për mbështetje financiare dhe specializantët të cilët e kanë fituar të drejtën e shkollimit specialistik përmes shkallës së ankesave.
Kategoritë e tjera të specializantëve janë në proces të trajtimit nga ana e MSh-së!
Lista e specializantëve B dhe C
Njoftim për specializantët e mjekësisë
Prishtinë, 30 mars 2017
Njoftohen të gjithë kandidatët që e kanë fituar specializimin në konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, që të lajmërohen në MSh për nënshkrimin e kontratave sipas orarit në vijim:
Më 03. 04. 2017 prej orës 13:00 -15:00
Më 04. 04. 2017 prej orës 13:00 -15:00
Më 05. 04. 2017 prej orës 09:00 -12:00
Më 06. 04.2017 prej orës 09:00 -12:00.
Njoftim
Luten specializantët e kategorive B dhe C (vollunter), të drejtohen në Ministrinë e Shëndetësisë për të nënshkruar aneks-kontratën për subvencionim financiar të specializimit të tyre.
Specializantët të paraqiten nga data 20 deri 24 shkurt 2017, duke filluar nga ora 09:00 deri në 12:00 në zyrën 025 të MSH-së.
Specializantët duhet të sjellin me vete:
Njoftim
Bordi Qendror për Shkollim Specialisitik ( BQSHS), në mbledhjen e mbajtur me datën 27.01.2017 mori vendim që të publikohen rezultatet për konkursin e specializimeve të dates 05.10.2016, për ndarjen përfundimtare të llojeve të specializimeve në bazë të rezultateve sipas radhitjes në listë.
05-599 Rezultatet për konkursin e specializimeve të dates 05.10.2016 -2
Njoftim
Prishtinë, 17 janar 2017
Intervista për kandidatët të cilët kanë aplikuar për specializim nga Kujdesi Parësor Shëndetësor- lëmia Mjekësi Familjare, do të mbahet me datë 27 janar 2017, nga ora 10 – Zyra 025 –MSH.
Njoftim
Prishtinë 16 janar 2017
Për intervistimin në lëmin e Mjekësisë Familjare kandidatët do të njoftohen shumë shpejtë, derisa për lëmit tjera klikoni si më poshtë:
Njoftim për orarin e intervistimit për kandidatët e konkursit të specializimeve – 16 janar 2017
Njoftim
05-8072-vendim-i-bqshs-per-shtimin-e-numrit-per-ndarjen-specializimeve-
Njoftim-Konkurs
Prishtinë, 25. 11. 2016
05-Konkurs për ndarje të specializimeve
Njoftim
Luten të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar ndarje të specializimit në konkursin e fundit, të vijnë të nënshkruajnë kontratat e specializimit.
Orari i nënshkrimit të kontratave:
Njoftim
Luten specializantët (si më poshtë), të cilët kanë nënshkruar aneks kontratat t’i sjellin edhe xhirollogarinë e bankës.
Njoftim
Luten, të gjithë mjekët të cilët kanë aplikuar për specializime dhe kanë bërë ankesë pranë Bordit për Shkollim Specialistik, pas shpalljes së rezultateve, që përgjigjet në ankesat e tyre mund të vijnë t’i marrin ditën e mërkurë, datë 26 tetor 2016, nga ora 09:00-11:00, në zyrën 025 në MSH.
Njoftim
Lusim kandidatët që janë në specializim para vitit 2014 të lajmërohen për nënshkrimin e aneks kontratave me datën 24.10.2016, në zyrën 025 të MSh-së.
Kandidatët në ditën e nënshkrimit të aneks kontratave duhet te sjellin:
Vërejtje: Ata kandidatë që nuk i sjellin këto vërtetime nuk kanë mundësi t’i nënshkruajnë aneks kontratat.
Njoftim për specialistët
Prishtinë, 17 tetor 2016
Ministria e Shëndetësisë njofton specialistët që sipas listave të publikuara më 4 tetor 2016 janë caktuar që të angazhohen për periudhën tetor-dhjetor 2016 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që duke filluar prej ditës së martë, 18 tetor 2016, nga ora 13:30, të vijnë në Ministrinë e Shëndetësisë për të nënshkruar kontratat për angazhimin e përkohshëm në punë në këtë qendër.
Të tjerët ndërkaq, të caktuar për t’u aktivizuar në institucione të tjera shëndetësore, kontratat do t’i nënshkruajnë pas ditës së enjte, për çfarë do të njoftohen sërish nga Ministria.
MSh informon, gjithashtu, se janë duke u shqyrtuar ankesat e ndryshme, pas publikimit të listave me datë 4 tetor 2016 dhe në njoftimet e radhës, do të publikohen listat përfundimtare për të gjithë të angazhuarit.
Njoftim për specializantët
Njoftohen të gjithë specializantët që e kanë fituar specializimin në vitin 2014 në kategorinë B dhe C të lajmërohen për nënshkrimin e aneks kontratave sipas orarit në listë.
Deklarata e specializantëve me vetëfinancim
Kandidatët në ditën e nënshkrimit të aneks kontratave duhet te sjellin:
Rezultatet e konkursit të specializimeve 30.09. 2016
Njoftim për-orarin e intervistimit për kandidatët e konkursit të specializimeve
Njoftim
Konkursi i specializimeve 2016
Njoftim
Lusim të gjithë specializantët, që kanë aneks kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, që të sjellin në formë të raportit punën njëvjeçare (tetë orëshin javor).
Raportet të sillen prej datës 04.08.2016 deri më 19.08.2016, në zyrën 025 të MSh-së.
Njoftim
Njoftohen të gjithë specializantët që janë me aneks kontratë, dhe që paguhen përmes performances, që prej datës 21.09.2015 prej orës 9.00 deri 11.00, të vijnë në zyrën 025 të MSh-së, për nënshkrimin e aneks kontratave (njoftimi vlen për specializantët qe ju ka skaduar aneks kontrata)
NJOFTIM
Njoftohen kandidatët për specializime që janë ankuar në shkallën e dytë të ankesave se vendimet i kanë të gatshme dhe duhet të lajmërohen në zyrën 025 në Ministrinë e Shëndetësisë për tërheqje të tyre.
NJOFTIM
Ju njoftojmë se kandidatët qe kanë bërë ankesa në shkallën e dytë të ankesave të lajmërohen në zyrën 025 për marrjen e vendimeve nga ky komision me dt. 01.12.2014 në ora 14.00
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë fituar specializimin në grupin B dhe Grupin C të lajmërohen në zyrën 025 për nënshkrimin e kontratës me datën 26.11.2014 prej orës 14.00
NJOFTIM
Njoftohen kandidatët që e kanë fituar specializimin në Grupin A1, në konkursin e vitit 2013 ( ata të cilët e kanë nënshkruar deklaratën) që të vijnë në Ministri të Shëndetësisë për nënshkrimin e aneks- kontratave me datën 10.11.2014, prej orës 14:00.
Njoftim
Njoftohen kandidatët, të cilët janë ftuar për nënshkrimin e aneks -kontratave për ditën e premte (7 nëntor 2014), që nënshkrimi i kontrateve shtyhet për një ditë tjetër, për të cilën do të ju informojmë në njoftimin e radhës.
Njoftim
Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë fituar specializimin në dhjetor të vitit 2013 me pagë nga Ministria e Shëndetësisë, që të lajmërohen në zyrën nr. 025 (në MSH) për plotësimin e deklaratave, me dt. 31.10.2014, prej orës 14:00.
Njoftim
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton kandidatët që kanë fituar specializimin në konkursin e fundit që të lajmërohen të mërkurën, me 01.10.2014 në Ministrinë e Shëndetësisë ( Zyra nr. 025 ) prej orës 14:00 për marrjen e vendimeve.
Njoftim
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton kandidatët e specializimit me vetëfinancim (ata që e kanë filluar specializimin), që të lajmërohen të mërkurën, më 24. 09. 2014 në Ministrinë e Shëndetësisë (Zyra nr.025), prej orës 09:00-15:00, për nënshkrimin e Aneks-kontratave për kompensim financiar të shkollimit specialistik në kohë zgjatje prej një viti me mundësi të ripërtritjes.
Njoftim
Lajmërohet të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar specializimin nga mjekësia familjare të vijnë në zyrën e BQSHS në Ministrinë e Shëndetësisë për marrjen e vendimeve prej dt. 16 shtator 2014 nga ora 14:00 – 15:30 .
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS)
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) në mbledhjen e mbajtur më 20. 08. 2014 vendosi:
Rezultatet përfundimtare të konkursit të specializimeve
Konkurs për ndarjen e specializimeve
Njoftim
08.05.2014
Specializantët e rinj, të cilëve u është lejuar specializimi në konkursin e fundit, duhet të lajmërohen në KS përkatës me këto dokumente:
– Vendimi I lejimit të specializimit
-Libreza e edukimit mjekësor.
KS i cakton mentorin dhe shënon datën e fillimit të specializimit në librezë.
Njoftim
Lajmërohen tё gjithë specializantët qё kanё fituar specializimin tё vijnë në Zyrën e BQSHS në Ministrin e Shëndetësisë të marrin vendimet si nё vijim:
Kurse prej nr.21 deri 56 prej orёs 14 deri 15.30
2. Grupi C me datёn 05.05.2014 prej orёs 9.00 deri 11.30
3. Grupi B me datёn 06.05.2014 duke filluar prej orёs 9.00 deri nё ora 11.00 prej nr. 17 deri 50 kurse prej nr.51 deri 100 prej orёs 14 deri 15.30
4. Grupi B me datёn 07.05.2014 duke filluar prej orёs 9.00 deri nё ora 11.00 prej nr. 101 deri 157
5. Grupi A2 dhe Ç si dhe tё gjithё tё tjerёt qё nuk i kanë tërhequr vendimet.
Njoftim
Prishtinë, 22.04.2014
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS), njofton specializantët e stomatologjisë të cilët kanë fituar ndarjen e specializimeve nga Ministria e Shëndetësisë, që ditën e mërkurë, 23.04. 2014, të vijnë në Zyrën e BQSHS në Ministri të Shëndetësisë për konsultime.
Grupi i parë nga numri 1-40, prej orës 9:00 deri 11:00
Grupi e dytë nga numri 40-70, nga ora 14:00 deri 15:30
Njoftim
Prishtinë, 17 Mars 2014
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) njofton të gjithë aplikantët e mjekësisë grupi A1 nga nr.57 -100, që të lajmërohen në Zyrën e BQSHS në Ministri të Shëndetësisë ditën e martë, dt. 18.03.2014 nga ora 10:00 deri 14:00 për konsultime
Njoftim për shpalljen e specializimeve
Prishtinë, 24 Shkurt 2014
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) njofton fituesit e specializimeve se konsultimet për përzgjedhjen e specializimeve bëhen sipas orarit:
Stomatologjia:
Me dt. 26.02.2014 Ora: 10:00 Grupi: A1, A2, B
Me dt. 27.02.2014 Ora: 10:00 Grupi: C, Ç
Mjekësia:
Me dt. 04.03.2014 Ora: 10:00 Grupi: B (1-50)
Me dt. 05.03.2014 Ora: 10:00 Grupi: B ( 51-100)
Me dt. 06.03.2014 Ora: 10:00 Grupi: B ( 101-158)
Me dt. 11.03.2014 Ora: 10:00 Grupi: A1 (1-56)
Me dt. 12.03.2014 Ora: 10:00 Grupi A2 + Ç
Me dt. 13.03.2014 Ora: 10:00 Grupi C
Koha e ankesave : 24.02.2014 deri me 11.03.2014
Rezultatet përfundimtare për Specializime
Njoftim për kandidatët për specializime
Prishtinë, 10 shkurt 2014
Bordi Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) njofton kandidatët pjesëmarrës në konkursin e specializimeve, të cilët kanë ndonjë vërejtje lidhur me këtë konkurs, ndërlidhur me ta, se do ta kenë të drejtën që të lajmërohen në Zyrën e BQSHS në Ministri të Shëndetësisë ditën e martë, e mërkurë dhe e enjte (11, 12 dhe 13 shkurt 2014), prej orës 12:00 për konsultime.
Njoftim për kandidatët për specializime
Prishtinë, 03.02.2014
Mjekët që kanë konkuruar për specializime dhe që i përkasin Grupit C, ftohen për konsultime:
E premte: 07.02.2014, në ora 11:00, në zyrën e BQSHS në MSH.
Njoftim për kandidatët për specializime
Prishtinë, 29.01.2014
Mjekët që kanë konkuruar për specializime dhe që i përkasin Grupit B, ftohen për konsultime:
E hënë: 03.02.2014, në ora 11:00, në zyrën e BQSHS në MSH, Grupi B prej numrit rendor 1-55.
E martë: 04.02.2014, në ora 11:00, grupi i njëjtë nga numri 56-110.
E mërkurë: 05.02.2014, në ora 11:00, grupi i njëjtë prej numri 111-166.
E enjte: 06.02.2014, në ora 11:00, grupi i mjekëve nga Presheva.
Njoftim për kandidatët për specializime
Bordi Qendror për Shkollim Specialisitik ( BQSHS), në mbledhjen e mbajtur me datën 22.01.2014 mori vendim që të publikohen rezultatet për konkursin e specializimeve dhe të ftohen kandidatët nga lista e publikuar në ueb-faqe të Ministrisë së Shëndetësisë, për ndarjen përfundimtare të llojeve të specializimeve në bazë të rezultateve sipas radhitjes në listë.
Kandidatët për specializime në fushën e Stomatologjisë, ata nga Grupi A1 ( 5 kandidatët e parë ), Grupi B ( 12 kandidatët e parë ) dhe 13 kandidatët e parë nga Grupin C , duhet të paraqiten të hënën më 27 janar, në ora 12:00, në zyrën e BQSHS.
Mjekët që kanë konkurruar në A1 dhe janë të radhitur prej numrit 1-56, duhet të paraqiten në këtë zyrë të mërkurën, më 29 janar në ora 11:00.
Puna me palë në këtë zyrë, kryhet çdo ditë pune prej orës 13:00 – 15:00:
Rezultatet:
Rezultatet e konkursit për specializme