Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Çfarë duhet pasur kujdes për t’u mbrojtur?

Përdorni maska nëse e keni të detyrueshme të takoheni nga afër me njerëz të cilët kolliten dhe kanë temperaturë, dhe pas kontaktit lani mire duart me sapun. Veçanërisht lajini mirë kur teshtini dhe kur kolliteni. Nëse nuk keni mundësi t’i lani, atëherë përdorni dezinfektues me alkool. Mbylleni gojën me pecetë kur kolliteni dhe kur teshtini. Pecetën apo shaminë hidheni në kosh. Mos i afroni duart tek goja, hunda apo sytë. Mos harroni se virusi përhapet në këtë rrugë.