Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Çfarë masash duhet të marrim ndaj gripit (ftohjes)?

Nëse paraqitni shenja të gripit atëherë njoftoni familjen dhe vendin e punës. Për të ulur në minimum rrezikun e infektimit nga gripi nëse është e mundur qëndroni në shtëpi dhe qëndroni larg njerëzve, shkollës dhe punës.

Pushoni, konsumoni sa më shumë lëngje dhe merrni mjekim për shqetësimin që keni. Për dhimbjen e fytit mund të merrni ndonjë ilaç, për temperaturën, dhimbjen e kokës dhe të trupit merrni hapa për uljen e temperaturës dhe për dhimbje.

Nëse dhimbjet ju shtohen dhe keni probleme në frymëmarrje, atëherë duhet të shkoni menjëherë në qendrën shëndetësore më të afërt.

Nëse është e mundur më parë kontaktoni doktorin tuaj dhe lajmërojeni për gjendjen. Gjatë rrugës përdorni maskë për të shmangur rrezikun e infektimit të tjerëve.