Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Cilat janë shenjat?

Shenjat e gripit të derrit nuk ndryshojnë nga shenjat e një gripi të zakonshëm. Temperaturë mbi 38. 5, rrjedhje e hundëve apo kollitje, dhimbje fyti, dhimbje të përgjithshme trupi, dhimbjet e kokës etj., mund të jenë disa nga shenjat.

Rrallë mund të ketë edhe shenja të tjera, si barkqitje dhe të vjella. Personat të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera kronike, ashtu si në gripin e zakonshëm edhe tek gripi i derrit përbëjnë një grup të rrezikuar dhe sëmundja mund të ketë pasoja më të rënda tek ata.