Në grupin e të rrezikuarve janë gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 2 vjeç, të moshuarit mbi moshën 65 vjeç, të sëmurët kronikë me bronko-pneumoni, të sëmurët me sëmundje kronike të zemrës, diabetikët, të sëmurët kronikë në rrugët e frymëmarrjes (këtu hyjnë edhe ata që vuajnë nga astma), ata që kanë probleme me veshkat dhe ato të cilët kanë një sistem të dobët imunitar.
Rastet e deritanishme, po tregojnë se grupmosha më e atakuar është ajo midis 20 dhe 40 vjeçare.