Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Citostatikët jepen në QKUK

Tash e tutje, pacientët që i marrin këto barna, do ta bëjnë këtë përmes mjekëve të tyre, të cilët do t’ua përshkruajnë ato dhe në të njëjtën kohë, do të kenë mundësi që më afër ta përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore pas marrjes së terapisë.

Ministria e Shëndetësisë do ta monitorojë nga afër procesin e distribuimit dhe dhënies së citostatikëve përmes Inspektoratit Farmaceutik.

Për blerjen e citostatikëve, MSh ka pasur sivjet në dispozicion rreth 4 milionë euro. Ky buxhet për citostatikët, ka shënuar një ngritje të madhe krahasuar me vitin paraprak kur për citostatikë, MSh kishte në dispozicion rreth 300 mijë euro.

Po ashtu, në kuadër të angazhimeve të saj që ta përmirësojë sa më shumë që të jetë e mundur furnizimin me citostatikë, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar numrin e këtyre barnave brenda Listës Esenciale nga 39 lloje të citostatikëve sa kanë qenë më parë në 52 lloje të citostatikëve tani.

Aktualisht furnizimi me citostatikë është i mirë dhe MSh po punon që ky furnizim të përmirësohet edhe më tej.