Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Deklaratë e Ministrit Bukoshi rreth buxhetit për shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, duke iu përgjigjur interesimit të mediave rreth rrjedhave në sistemin shëndetësor të Kosovës, ka deklaruar sot në holin e Kuvendit të Kosovës, se buxheti për shëndetësinë për vitin 2011 do të jetë dyfishi i buxhetit që ka qenë për vitin 2010.

Buxheti i aprovuar i MSh-së për vitin 2010, ishte  rreth 75 milionë euro, kështu që dyfishimi  i tij nënkupton një buxhet prej rreth 150 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2011.

Ministri Bukoshi, ka theksuar në vazhdimësi se shëndetësia si sektor, është lënë anash në trajtimin e saj si prioritet, sidomos sa i përket buxhetit.