Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Delegacioni nga Kosova merr pjesë në punëtorinë e OBSh-së në Bratisllavë

Grupi punues i emëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani, i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, QKMF në Fushë-Kosovë dhe shoqërisë civile, po merr pjesë në punëtorinë katër-ditore, e të organizuar nga Zyra Regjionale e OBSH-së, lidhur me riorientimin, monitorimin dhe vlerësimin e strategjive, programeve dhe aktivitetet që ndërlidhen me Synimet Zhvillimore të Mijëvjeçarit 4 (Zvogëlimi i vdekshmërisë së fëmijëve) dhe 5 (Përmirësimi i shëndetit maternal) që po mbahet në Bratislavë, Sllovaki prej datës 25-28 Maj. Në këtë punëtori marrin pjesë edhe zyrtar të zyrës së OBSh-në, UNFPA-së dhe UNICEF-it dhe pjesëmarrës nga Ukraina, Rumania, Shqipëria dhe Sllovakia.

Gjatë ditës së parë të punëtorisë grupi punues ka bërë prezantimin e temës lidhur me Rishikimin e programit të imunizimit, me theks të veçantë për fëmijët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas. Ky proces do të ndihmojë më tutje përpjekjet dhe zotimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të vaksinuar të gjithë fëmijët dhe mundësuar realizimin e të drejtave të tyre.

Ky prezantim i delegacionit të Kosovës në nivel me shtetet tjera pjesëmarrëse është i rëndësisë së veçantë për Ministrinë e Shëndetësisë duke marrë parasysh që anëtarësim në OBSH është prioritet i programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2015-2018.