Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore

Detyrat dhepërgjegjësitë e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore janë:

  •  Monitoron cilësinë e menaxhimit të institucioneve në të gjitha nivelet e sektorit shëndetësor;
  •  Ofron mbështetje në koordinimin e funksionimit të institucioneve shëndetësore dhe siguron integrimin optimal të shërbimeve të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet përfshirë shërbimet e kujdesit emergjentë shëndetësor;
  • Siguron ndërlidhjen e shërbimeve publike dhe private shëndetësore me shërbimet shëndetësore të ofruara nga organizatat qeveritare dhe jo qeveritare;
  • Ndihmon në hartimin e politikave/strategjive dhe legjislacionin që ka të bëjë me shërbimet e kujdesit shëndetësor;
  • Monitoron dhe raporton mbi aktivitetet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor që zhvillohen në kuadër të partneritetit publiko – privat;
  • Ofron mbështetje në zhvillimin profesional të burimeve njerëzore në sektorin e infermierisë.