Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinimin e Politikave
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinimin e Politikave janë:
- Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit Evropian;
- Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
- Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me Acquis Communautaire;
- Koordinon aktivitetet e Ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para- Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
- Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të integrimit evropian për fushë-veprimtarinë e ministrisë.
Divizionet:
- Divizioni për Integrime Evropiane;
- Divizioni për Koordinimin e Politikave
- Divizioni për Koordinimin e Donacioneve dhe Investimeve të Jashtme

Mentor Sadiku
Kontakt;
038 212 247
038 200 24 100
Mentor.Sadiku@ks-gov.net