Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bashkë më autoritetet shëndetësore të Bashkimit Evropian dhe të gjitha shteteve të Evropës, ka iniciuar nismën Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikë. Kjo është nismë evropiane e shëndetit publik që shënohet çdo vit me datën 18 Nëntor.

Këtë vit, fushata me rastin e Ditës Evropiane të Vetëdijesimit për Antibiotikë përqendrohet në bashkëpunimin me mjekët nëpër spitale, komitetet farmaceutike, menaxherët dhe farmacistët për ta pakësuar përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve në spitale.

Pasi që terapia me antibiotikë është komponentë e rëndësishme në kujdesin spitalor dhe duke marrë parasysh përhapjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve,  kontributi i profesionistëve për promovimin e përdorimit të drejtë të antibiotikëve në spitalet e vendit tonë ka vlerë të veçantë., prandaj një nismë e tillë, mbështetet edhe nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.