Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Dr. Ilir Tolaj caktohet Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë

Ministri Bukoshi ka kthyer dr. Tolaj në detyrat e  Sekretarit të Përhershëm në MSH, sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës

Prishtinë, 29. 09. 2010

Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës A, nr. 791/2008, datë 08.09. 2010, për anulimin e vendimit të ZMSH nr. 151-III-2009 me nr. protokolli 05-1385, datë 31.03. 2009 për caktimin e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë,  Dr. Bujar Bukoshi, Ministër i Shëndetësisë  ka aprovuar kërkesën për ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës  dhe ka caktuar dr. Ilir Tolajn për Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.