Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Dr. Njazi Gashi emërohet drejtor ekzekutiv i QKUK-së, dr. Ardita Baraku-Kryeinspektor Shëndetësor

 

Në bazë të kompetencave të tij ekzekutive, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Ilir Tolaj emëroi sot dr. Njazi Gashin drejtor ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe dr. Ardita Barakun, Kryeinspektor Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Emërimi i këtyre dy zyrtarëve në këto dy pozita brenda sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës bëhet pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, selektimit dhe rekrutimit në pajtim me rregullat dhe parimet e Shërbimit Civil të Kosovës.
MSh falënderon të gjithë kandidatët të cilët morën pjesë në konkursin për pozitën e drejtorit ekzekutiv të QKUK-së dhe për Kryeinspektor Shëndetësor.