Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

EBA realizon projekt 160 mijë eurosh për spitalin e Vushtrrisë

 

Prishtinë, 02.12.2014

Sot në Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në mes Ministrisë së Shëndetësisë, Spitalit të Vushtrrisë dhe Shoqatës “Gjysmëhëna e Kuqe” e Emirateve te Bashkuara Arabe – Zyra ne Shqipëri, u bë nënshkrimi i Kontratë Dhurimit të Kalimit të Pronësisë së objektit të përfunduar “Impiant i përpunimit dhe sterilizimit të mbetjeve spitalore” nga Donatori respektivisht Dhuruesi i objektit tek përfituesi i Donacionit, respektivisht përfituesi i dhurimit të tij.

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, me këtë rast tha se është për t’u vlerësuar bashkëpunimi dhe realizimi i projektit në kohën e duhur, i cili është vazhdimësi e një projekti madhor për qytetin e Vushtrrisë.

“Emiratet e Bashkuara hyjnë në radhën substanciale të vendeve që po ndihmojnë shtetin e Kosovës në fusha të përgjithshme e në veçanti në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve për profesionistët shëndetësor gjithherë duke llogaritur që këto përmirësime kontribuojnë në shërbime shëndetësore më të mira për qytetarin e Kosovës”, tha ministri Agani.Hamad Ben Abdennabi drejtor i Shoqatës “Gjysmëhëna e Kuqe” e Emirateve të Bashkuara Arabe –zyra në Shqipëri, tha se është kënaqësi të bashkëpunosh me njerëz që njëkohësisht të vlerësojnë dhe të falënderojnë për ndihmën e ofruar. “Po ndjehem i lumtur që kemi arritur të përmbyllim fazën e dytë të projektit duke shpresuar që të vazhdojmë në mbështetje edhe në nevojat tjera të këtij projekti që për EBA ka domethënie të veçanta, ngase Spitali mban edhe emrin e princit të saj” tha z. Abdennabi.

Faza e dytë e projektit të Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri që nënkupton edhe pranim-dorëzimit të Impiantit ka kushtuar 160 mijë euro dhe është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkaq shumë shpejtë pritet që këtij bashkëpunimi në mes palëve të vazhdojë me konkretizimin e projektit për ndërtimin e një kompleksi shtesë për nevojat e këtij spitali.