Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ekipe ekspertësh nga SHBA i japin mbështetje reformës së Ministrisë së Shëndetësisë

art përkushtimin e Ministrisë në zbatimin e një programi të reformave të thella në shëndetësi.
Ministri Agani ka vlerësuar se në dizajnimin e reformës shëndetësore është punuar ngusht me mekanizma të rëndësishëm vendor dhe ndërkombëtar, ndërsa reforma ka për qëllim ngritjen e një sistemi efikas shëndetësor që përbëhet prej tri shtyllave: Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitare, Agjencionit të Financimit të Shëndetësisë dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor.
Pas një takimi të këmbimit të përvojave, dhe përcaktimit edhe të veprimeve konkrete dhe fushave në të cilat këto ekipe ekspertësh do ta ndihmojnë Ministrinë në zbatimin e reformës, ishte konkludim i përbashkët se partneriteti do të forcohet dhe reforma shëndetësore do të mbështetet në hapat e mëtejmë, duke integruar me sukses brenda saj zgjidhjet adekuate, të cilat do të rezultojnë me krijimin e një sistemi shëndetësor efikas dhe me një financim të qëndrueshëm.
Ekipet e ekspertëve nga SHBA do të qëndrojnë në Kosovë deri në fund të javës dhe ata do ta ndihmojnë Ministrinë edhe në krijimin e mekanizimeve që do ta lehtësojnë zbatimin e reformës shëndetësore gjatë këtij viti.