Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ekspertë të shëndetësisë turke vizitojnë Kosovën

Delegacioni i ekspertëve shëndetësorë nga Turqia, në ora 15:30, do të vizitojë ambientet ku është duke u punuar për funksionalizimin e shërbimit të Kardiokirurgjisë.  Në ora 16:00, vizita do të vazhdojë në  Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  me ç’rast do të njihen për së afërmi me punën që bëhet në kuadër të  Qendrës Emergjente. Më pas, delegacioni do të ketë takim me Drejtorin e Qendrës Emergjente dr. Basri Lenjani, i cili do të njoftoi me punën, stafin dhe paisjet ekzistuese në kuadër Qendrës Emergjente. 
Në takim do të bisedohet bashkëpunimi i dyanshëm, me theks të veçantë ndihma që mund të japin ekspert turk për Qendrën Emergjente dhe shëndetësinë kosovare në përgjithësi.   Të premten, në ora 08:15, deri në ora 10:00, ekspertët nga Turqia do të bëjnë vizitë në Qendrën Diagnostike, përkatësisht në Departamentin e Radiologjisë, përderisa më pas do të vizitojnë edhe Institutin e Onkologjisë. 
Po gjatë ditës së nesërme delegacioni nga Turqia, pritet të ketë takim me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës,Dr. Ferid Agani, ku do të bisedohet për bashkëpunimin e dy anshëm dhe për ndihmesat eventuale që mund të japë shteti  Turk dhe Spitali Acibadem.

 

                                            
Zyra për informim e QKUK-së
038500600-3025