Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ekspertët e ,,Robert Koch-Institute” vlerësojnë menaxhimin e Covid-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në takim përfaqësues nga misioni i ekspertëve COVID-19 “Joint Robert Koch/EMT/GOARN – mission to Kosovo” nga Gjermania, të cilët po qëndrojnë në një mision vlerësimi në Kosovë lidhur me Covid-19.

Zemaj ka falënderuar ata për vizitën dhe për mundësinë që u kanë dhënë mjekëve kosovarë që të ndajnë përvojat me ta.

Ministri Zemaj tha se institucionet kosovare kanë arritur që ta menaxhojnë pandeminë, duke u renditur ndër shtatë vendet e para me rezultatet më të mira në javët e fundit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë edhe më tej me korrektësi masat anti-Covid.

“Për dy javë me vizitat e tyre në QKUK dhe spitale rajonale, në IKShPK janë duke marrë dhe duke trajtuar mënyrat e trajtimit të pandemisë dhe janë duke parë të gjitha kapacitet, por edhe për shërbimet shëndetësore që jepen në Kosovë. Jam shumë i kënaqur me vlerësimin e tyre, për punë e profesionistëve shëndetësorë të organizmit tonë se si e kemi menaxhuar situatën”, tha Ministri Zemaj.

Ndërsa, Jonathan Baum nga “Joint Robert Koch/EMT/GOARN – mission to Kosovo” ka lavdëruara punën e profesionistëve shëndetësor, duke shtuar se ata rrezikuan edhe jetën për t’u dal në ndihmë pacientëve.

“Covid-19 nuk i respekton kufijtë prandaj është e nevojshme që të qëndrojmë së bashkë në këtë luftë. Ardhja jonë këtu tregon sa i rëndësishëm është bashkëpunimi për ta mposhtur këtë virus. Falënderoj ministrin dhe punëtorët shëndetësor që janë përballur me këtë pandemi”.

Ai tha se stafi është i dedikuar dhe thjesht ata e kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

“Prandaj i falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësor. U shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga Covid dhe familjeve të tyre. Mjekët mund ta kryejnë punë në klinika, por ne jemi të obliguar të duke iu përmbajtur rregullave”, tha Baum.