Prof.dr. Hasan Ahmeti- Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1981 në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka kryer në vitin 1986 në Klinikën e Kirurgjisë në Prishtinë. Nga viti 1986 deri më 1988 ka vazhduar specializimin në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit. Studimet pas diplomike i ka kryer në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit në vitin 1988. Në vitin 1993, ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit. Në vitin 1997 merr gradën e doktorit të shkencës në Universitetin e Prishtinës. Më 1998, merr gradën akademike, Docent në lëmin e Kirurgjisë. Deri tani ka qenë në disa pozita menaxheriale. Ka qenë drejtor mjekësor i QKUK-së, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, kryetar i Shoqatës së kirurgëve të Kosovës dhe në pozita të tjera menaxheriale. Është kryeredaktor i Revistës “ Kosova Journal Surgery”.
Prof. dr. Muharrem Bajrami- Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1974, ka filluar specializimin në vitin 1977 në Fakultetin e Mjekësisë, përderisa provimin specialistik e ka mbaruar në vitin 1980 në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Në vitin 1986 ka fituar titullin magjistraturës, po ashtu , në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Më 1989 ka mbaruar studimet e doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Deri tani ka mbajtur disa pozita menaxheriale, mes tjerash, drejtor i Klinikës Infektive, Shef i Katedrës , anëtar i komisionit për edukim të vazhdueshëm profesional, kurse nga viti 2007 deri më 2009, ishte anëtar i Këshillit drejtues në Universitetin e Prishtinës.