Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ministri Ismaili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shëndetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHKSUK-së.

Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë, si asnjë herë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.

Po ashtu, ministri theksoi se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3 vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacionit për afatin 6 mujor. Përbërja e re e Bordit do të ketë këtë përbërje:

 

–          Dr. Shemsi Veseli, Qendra Klinike Universitare e Kosovës;  

–          Dr. Fatmir Dragidella, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

–          Dr. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

–          Një anëtar nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;

–          Dr. Mirdita Hajdari, Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;

–          z. Ardian Ferizi, Ministria e Shëndetësisë; dhe

–          Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs.