Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Familja Maxhuni nga Gjakova mirënjohje për MSh-në

Prishtinë, 21.08.2015

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani sot priti familjen e dëshmorëve Maxhuni nga Gjakova, e cila ndau mirënjohje për Sekretarin Shabani, për angazhimin dhe kujdesin e treguar në ndihmën për këtë familje dëshmorësh me rastin e sëmundjes së kryefamiljarit Maxhuni.

Sekretari Shabani tha se ndihma që i është ofruar kësaj familjeje, i ofrohet pa dallim çdo qytetari të Republikës së Kosovës, “unë konsideroj se mirënjohja nga kjo familje për institucionin tonë, dëshmon për punën e madhe dhe të rëndësishme që bënë MSh-ja për qytetarët e saj, dhe njëkohësisht bënë të ndjehesh mirë kur vlerësohesh dhe falënderohesh nga një familje që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës”, tha Sekretari Shabani.

Familjarët shprehën falënderime për MSh-në për kujdesin e treguar ndaj tyre me rastin e aplikimit për ndihmë mjekësore në Zyrën e TJV-së në MSh, me ç’rast i ndan mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së Gani Shabanit.