Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Filloi punën Bordi Etiko-Profesional i Ministrisë së Shëndetësisë

 

Në një takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, sot në Ministrinë e Shëndetësisë ka filluar punën Bordi Etik0- Profesional i kësaj Ministrie.
Kryetar i Bordit në këtë takim është zgjedhur dr. Sami Salihu, kirurg maksillofacial në Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës.
Fillimi i punës së këtij Bordi, shënon një moment të rëndësishëm në avancimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore nëpërmjet ngritjes së përgjegjësisë etike dhe profesionale të punëtorëve dhe institucioneve shëndetësore.