Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Filloi punën Bordi për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit

alt

 

 

alt

“Rezultati final i këtij Bordi dhe dy komiteteve të tij duhet të jetë Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e kancerit në Kosovë”, theksoi Ministri Agani

Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi i parë i Bordit për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ndërsa takimi është kryesuar nga Koordinatori shtetëror për kontrollin e kancerit, dr. Elvis Ahmedi.
Ministri Agani tha se është momenti adekuat që Bordi t’i qaset punës në mënyrë sistematike për adresimin e qartë të problematikës së kancerit dhe përbërja ndërsektoriale e Bordit, duhet të rezultojë me suksese në punë, pasi që, theksoi ai, duke ditur problematikën e sëmundjeve malinje, pritjet e qytetarëve janë  të mëdha, ndërsa mundësitë financiare shumë të kufizuara.
Ministri ka premtuar mbështetjen e plotë për punën e Bordit , duke kërkuar që puna e tij të shkojë hap pas hapi për t’u arritur objektivat.
“Rezultati final i këtij Bordi dhe dy komiteteve të tij duhet të jetë Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e kancerit në Kosovë”, theksoi Ministri Agani.
Koordinatori shtetëror për kontrollin e kancerit, Elvis Ahmeti i ka njoftuar anëtarët e Bordit me objektivat në faza të Bordit, prej të cilëve prioritet do të ketë krijimi i regjistrit të kancerit.
Në këtë takim të parë të Bordit për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit dhe dy komiteteve të tij: Komitetit për parandalim, Zbulim të Hershëm dhe Screening dhe Komitetit për Diagnozë, Trajtim dhe Kujdes Paliativ janë diskutuar edhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me hapat drejt një programi për parandalimin dhe kontrollin e kancerit në Kosovë, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin me faktorë ndërkombëtarë dhe shfrytëzimin e përvojave pozitive, duke u mbështetur në fakte dhe në specifikat e vet Kosovës.