Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Filloi realizimi i trajtimit falas nga MSh-ja për pensionistët në qendrat e Rehabilitimit

Pas marrëveshjes parimore midis Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit të Pensionistëve Invalidor dhe Punës kohë më parë për trajtimin e pensionistëve invalidor dhe punës falas, pas marrëveshjes me dy qendrave rehabilituese, Banjës së Pejës në Istog dhe Banjës së Kllokotit në Kllokot, sot filloi trajtimi i tetë pensionistëve.

Trajtimi do të zhvillohet në pajtim me rekomandimin e mjekut, do të zgjas dhjetë ditë dhe shpenzimet e trajtimit në qendrat rehabilituese i heq Ministria e Shëndetësisë.

Kryesia e Bashkimit të Pensionistëve Invalidor dhe të Punës janë përgjegjës për përpilimin e listave të pensionistëve që duhet të trajtohen.

Nga një shtatori deri më 31 Dhjetor të këtij viti, në dy Qendrat rehabilituese do të trajtohen gjithsejt 140 pensionistë nga të gjitha komunat e Kosovës.