Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Fillon java e të ushqyerit me qumësht gjiri në Kosovë

Për të shënuar këtë ngjarje, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, do të vizitojë nesër më 2 tetor në ora 10:00  Klinikën Gjinekologjike Obstetrike të QKUK-së- Njësia e maternitetit, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Johanes Wedening.

Në këtë vizitë, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Luksmburgut, e cila ka ndihmuar me fonde mbajtjen e takimit të profesionistëve kushtuar javës së të udhqyerit me gji

Gjatë kësaj vizite do të vizitohen lehonat dhe do të përcillen mesazhe për të përkrahur dhe mbrojtur të ushqyerit me gji si mënyra më e mirë e të ushqyerit të fëmijës. 

Pas përfundimit të vizitës në njësi, Ministri Gashi dhe z. Wedening do t’u drejtohen mediave.

Në orën 11 ndërkaq, do të fillojë takimi i profesionistëve në kuadër të javës së të ushqyerit me gji të nënës, të cilin e organizon  Ministria e Shëndetësisë-Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore-Zyra për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës dhe dhe shëndetit riporidhues dhe UNICEF-i.

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë aktivitet!