Prishtinë, 22 maj 2014
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot homologun e tij nga Republika e Shqipërisë Ilir Beqaj.
Kjo vizitë e Ministrit Beqaj u bë në kuadër të konkretizimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit, të nënshkruar kohë më parë nga ministri Agani dhe ministri Beqaj.
Të dy ministrat potencuan se ky është vetëm fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit, që si qëllim ka ndihmën reciproke në fushën e shëndetësisë në mes dy shteteve.
Ministrat së bashku panë për së afërmi intervenimet Kirurgjikale që po kryhen nga kirurgët e Shqipërisë në Klinikën e Kardiokirurgjisë.
Sot, janë kryer dy ndërhyrje kardiokirurgjikale nga ekipi i mjekëve kosovar dhe të Republikës së Shqipërisë, që është duke qëndruar në Klinikën e Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror.