Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Fillon nesër Konferenca “Së bashku për shëndetin grave dhe fëmijëve”

Konferenca vjetore e SHOGJK organizohet në bashkëpunim me Federatën Evropiane për Kolposkopi (EFC), Federatën Ndërkombëtare për Patologjinë e Cerviksit dhe Kolposkopi (IFCPC), Fakultetin e Kujdesit Shëndetësor Seksual dhe Reproduktiv, Shoqatën Evropiane për Kontracepsion (ESC), Aleancën Ndërkombëtare Amerikane të Shëndetësisë (AIHA) dhe me Agjencionin për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID).

Takimi do të organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Konferenca “Së bashku për shëndetin e grave dhe fëmijëve”, mbahet nga 13-15 maj 2010, duke filluar nga ora 10:00 në Hotelin Grand në Prishtinë.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë autoritete të larta shëndetësore nga Kosova dhe vende të Evropës e botës, ndërsa për të marrë pjesë në takim janë ftuar të gjithë profesionistët vendorë dhe ndërkombëtar, mjekët specialist, specializantët, mamitë dhe  infermierët nga gjinekologjia dhe obstetrika, neonatologjia, patologjia, onkologjia, mjekësia familjare etj. Në veçanti, inkurajohet pjesëmarrja e përfaqësueseve të organizatave dhe rrjeteve të grave si dhe e organizatave rinore vendore.

 

Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!

 

Kampanjat

kosova.health