Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Fillon nesër në Prishtinë Kongresi i 34-të Evropian i Protetikës Stomatologjike

Në Kongres janë të ftuar edhe 7  ligjërues eminentë nga Evropa, ndërsa njeri nga ta, prof. Owall nga Suedia, do të paraqesë ligjëratën kryesore të titulluar: “Ligjërata e Osfordit”.
Në këtë kongres të EPA-së, që do të mbahet në Prishtinë, do të lansohet për herë të parë e drejta  e fituar nga Parlamenti Evropian, që specialistët e Protetikës Stomatologjike nga të gjitha vendet evropiane të mund të punësohen në vendet e tjera, pa pasur nevojë të nostrifikimit të diplomës së specializimit (www.European Recognized Specialization of Prosthetic Dentistry).
Sa i përket stomatologëve kosovarë, ata së pari duhet ta fitojnë të drejtën që të punojnë në vendet e tjera evropiane.
Siç dihet, stomatologët kosovarë duhet së pari ta japin provimin licencues sipas programit të vendit ku dëshirojnë të punojnë dhe ky problem pritet të zgjidhet sigurisht  kur Kosova të bëhet anëtare e BE-së.
Në këtë Kongres pritet të marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës, për të cilët është përgatitur edhe një program kulturor dhe turistik, që krahas zhvillimeve në Stomatologji, të ketë edhe një afirmim edhe të vlerave të tjera kosovare.
Në këtë kohë kur Kosovës i duhet më tepër se kurrë mbështetje nga miqtë e saj në botë, Kongresi i 34-të i EPA-së është një kontribut i madh i stomatologëve kosovarë në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Hapja solemne e Kongresit të 34-të të EPA-së bëhet të enjten në orën 9:30, në hotelin Grand në Prishtinë.
Ftohen mediat t’i përcjellin këto aktivitete tre ditore të Kongresit të EPA-së në Prishtinës, ndërsa programi i Kongresit mund të shkarkohet në këtë veb faqe: www.epa2010-ks.org

Për më shumë informata rreth Kongresit, mund të kontaktohet:
Prof. Dr. Agim Islami, kryetar i Këshillit Organizativ të Kongresit dhe shef i Departamentit të Protetikës Stomatologjike në Qendrën Klinikë Universitare Stomatologjike të Kosovës (tel: 044 123 647, tel & fax: 038 512 225, e-mail: info@epa2010-ks.org).