Shoqata e Onkologëve të Kosovës organizon më 21 dhe 22 maj ( e premte dhe e shtunë)Simpoziumin e 10-të të Onkologjisë.
Simpoziumi do të trajtojë tema me interes nga fusha e Onkologjisë.
Ndërsa pjesëmarrës të tij, do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Kosova dhe jashtë.
Pjesëmarrësit e simpoziumit do të marrin certifikata në vlere të 10 ECTS pikëve, me vendimin e BPZHV të MSH-së, kurse ligjëruesit do të marrin certifikata në vlerë të 15 ECTS pikëve, me vendim të BPZHV te MSH.
Për pjesëmarrësit, libri i abstrakteve dhe programi do të shpërndahen në deskun e regjistrimit.
Simpoziumi mbahet në Amfiteatrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), duke filluar nga ora 8:30.
Mediat janë të mirëseardhura ta përcjellin këtë aktivitet!