Ky sondazh është projekt i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së dhe EPTISA, i financuar nga Komisioni Evropian
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në kuadër të përpjekjeve të saj për të krijuar sa më shumë mbështetës të politikave të Shëndetësisë Publike, është duke u munduar të krijojë një mundësi për t’u dëgjuar zëri juaj sa u përket çështjeve të shëndetit, nëpërmjet të studimit lidhur me ngritjen e vetëdijes (ndërgjegjësimit) për shëndetin publik.
Ky hulumtim do të na ndihmojë të mësojmë më shumë rreth shëndetit të qytetarëve tanë, dhe mënyrës se si ata marrin informata të sakta për shëndetin.
Së shpejti, profesionistët do t’ju arrijnë dhe do t’ju lusin të plotësoni pyetësorët. Edhe pse e dimë se koha juaj është shumë e çmuar, ne duhet të dëgjojmë prej juve.
Ju apelojmë që të jeni në dispozicion dhe ta ndihmoni Ministrinë e Shëndetësisë për të mbledhur këto informacione.
Realizimi i sondazhit fillon prej datës 16 gush dhe do të zgjasë dy javë.
Nëse keni ndonjë pyetje rreth sondazhit, ju lutemi të kontaktoni në këta numra të telefonit:
038 200 24 131 (Departamenti i Informimit i Ministrisë së Shëndetësisë)
038 200 24 016 (Projekti SWAP Health)