Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Fjalimi i ministrit Rrahmani në festimin e 20 vjetorit të UNICEF-it në Kosovë

E nderuara Presidente Jahjaga,

Znj. Laila Omar Gad, Shefe e Zyrës së UNICEF-it,

Të nderuar Ministra, përfaqësues të ambasadave,

Të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinj,

 

Ju falemnderit për ftesën dhe organizimin e kësaj ngjarje! Sot jemi mbledhur këtu për të shënuar bashkëpunimin dhe sukseset e arritura me UNICEF-in, gjatë këtyre 20 viteve në fushën e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë, e vlerëson partneritetin, punën dhe përkrahjen e UNICEF-it për të ndihmuar përmirësimin e sistemit tëshëndetësisë Kosovare dhe shëndetin e nënave dhe fëmijëve.

Disa nga rezultatet e paraqitura shënojnë përmbledhjen e angazhimeve tëshumta, intervenimeve, përkrahjes teknike, përkushtimit dhe punës së përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ne e çmojmëpraktikën e përpilimit tëplaneve të punës së UNICEF-t në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, e që është në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo përkrahje e UNICEF-it, ka ndihmuar edhe proceset e reformave shëndetësore si dhe arritjen e zotimeve tona në nivel të vendit dhe nivel global me qëllim tërealizimit tëtë drejtave të fëmijëve.

Ministria e Shëndetësisë, me përkrahje të UNICEF-it, si dhe në bashkëpunim me autoritetet lokale, është duke zbatuar vizitat në shtëpi për kujdesin për nëna dhe fëmijë në kuadër të sistemit të mjekësisë familjare në pesëkomuna.

Kohëve të fundit kemi arritur të përmirësojmë procesin e pranimit të vaksinave nga aeroporti në IKSHP. UNICEF-i vazhdon ta përkrah Ministrinë e Shëndetësisë me blerjen e vaksinave për programin e zgjeruar të vaksinimit, me përgatitjen e legjislacioneve, planit të veprimit për të ushqyerit si dhe zbatimn e praktikave të vlerësimit të institucioneve mike të foshnjës.

Me këtë rast më lejoni që në emër të Ministrisë së Shëndetësisë tëpërcjell mirënjohjen tonë për përkrahjen që ju i bëni sistemit shëndetësor përmes: studimeve për gjendjen e nënave dhe fëmijëvepër të ndihmuar proceset e planifikimeve, ngritjen e përgjegjësive dhe llogaridhënies, ndërtimin e kapaciteve të punëtorëve shëndetësor për të ofruar shërbime më të mira, për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme, parandalimin e mungesës së elementve të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin, si dhe ndërtimit të kapaciteve të prindërve për të mundësuar kujdes sa më të mirë ndaj më të dashurve të tyre – fëmijëve të tyre.

Është inkurajuese, rënie e vazhdueshme e vdekshmërisë së fëmijëve, e sidomos në vitet e fundit, si rezultat i punës së përbashkët me shumë akterë, organizata, institucione, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë.

Por megjitahtë, na mbetet edhe shumë për të bërë.

Zonja dhe zotërinj,

Më lejoni në fund që t’ju drejtohem jo vetem si Minstër, jo vetëm si mjek – por edhe si prind.

Çdo 3 sekonda në botë vdes një fëmijë nga uria!

Çdo 3 sekonda në botë shpenzohen 75 000 dollarë në armatim!

Ne ashtu si edhe UNICEF besojmë se të gjithë fëmijët kanë të drejtë të mbijetojnë, të përparojnë dhe të përmbushin potencialet e tyre – për një botë më të mirë! Këtë e dëshiron edhe autori i këngës IMAGJINONI të cilën do ta këndojnë fëmijët tanë pas pak.

Neve na mbetet që çdo 3 sekonda t’ia përkujtojmë njëri tjetrit se shëndeti i nënave dhe fëmijëve tanë është në duart tona;ështënëduart e punonjësveshëndetësorë; është në duart e agjensioneve të Kombeve të Bashkuara. Investimi në shëndetin e nënës dhe fëmijës është investim në ardhmërinë e njerëzimit!

Prandaj, apelojmë që mirëqenia e fëmijëve anembanë botës por edhemirëqenia e fëmijëve kosovarë të mos jetë pre e politikave ditore!

Të mundësojmë anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe agjensionet ndërkombëtare!

 

E gjithë kjo – vetëm për ta – për fëmijët tanë!

Atëherë – IMAGJINONI sa e mirë do të jetë bota jonë!

 

Ju falemnderit!