Në këtë takim, U. D. i Sekretarit të Përgjithshëm, Gani Shabani, ka falënderuar fondacionin amerikan dhe përfaqësuesit e saj, Rich Ramsey dhe Jannet Taylor për asistencën e vazhduar me donacione në barna dhe pajisje mjekësore, duke vlerësuar se këto donacione kanë qenë domethënëse për një numër të madh të pacientëve kosovarë.
Ai është shprehur i bindur se vazhdimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit midis MSh-së dhe Project –Hope, që u bë ditë më parë, është një tregues i bashkëpunimit të suksesshëm deri më tani dhe shumë premtues edhe për të ardhmen.
Z. Rich Ramsey, zëvendës-president për zhvillim dhe komunikim i “Project-Hope” dhe Znj. Janet Tayler, vullnetare në këtë fondacioni, pasi kanë vizituar edhe QKUK-në dhe institucione të tjera shëndetësore, e vlerësuan lart mënyrën e menaxhimit të donacioneve të “Project- Hope” nga ana e Ministrisë dhe u zotuan se bashkëpunimi do të vazhdojë.
Si rezultat i bashkëpunimit të mirë me “Project Hope”, Ministria e Shëndetësisë ka përfituar prej vitit 2010 e deri më tani donacione në vlerë prej mbi 20 milionë dollarëve amerikanë, prej të cilave, rreth 7 milionë dollarë vetëm gjatë këtij viti, kryesisht citostatikë për trajtimin e kancerit, terapi për sëmundje të tjera dhe pajisje mjekësore.