Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Turqi në shëndetësi

Ministri Gashi i ka falënderuar krerët e YISAV për kontributin e dhënë, bashkëpunimin shumë të mirë të MSh-së dhe profesionistëve shëndetësorë kosovarë me autoritetet homologe turke si dhe ka shprehur besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e edukimit të vazhduar shëndetësor, ku Turqia ka ofruar trajnime për profesionistët shëndetësor kosovarë, avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe ky bashkëpunim, ka theksuar ministri, do të bëhet mbi bazën e marrëveshjeve bilaterale.

Ministri Gashi tha nuk ka asnjë arsye të mos besohet se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e  shëndetësisë do të thellohet dhe më tej.

Dr.  Ferit Saraçoglu, tha se organizata që ai drejton, ka bashkëpunim të mirë me departamente mjekësore të shumë klinikave me renome të Turqisë, dhe në këtë aspekt, ai tha se do ta ndihmojë procesin e trajnimit të profesionistëve shëndetësor të Kosovës në kuadër të këtyre klinikave turke.

Ai ka falënderuar MSh-në për mbështetje të konferencës dhe nismës së YISAV për avancimin e shëndetit të nënës dhe foshnjës në kuadër të projektit me moton “Prej Adriatikut deri në Kinë”.