Fillimisht, nga ora 10:00 mbahet takimi për Vlerësimin e indikatorëve të Shërbimeve Shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor – KPSh dhe aktiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional/ZhVP në KPSh, kurse nga ora 11:15, në të njëjtën ndërtesë do të mbahet edhe një Konferencë për media, kushtuar 18 Nëntorit-Ditës Evropiane të Vetëdijesimit për Antibiotikë.
Në këto dy aktivitete, përveç një numri të madh të përfaqësuesve dhe institucioneve shëndetësore të tre niveleve, do të marrë pjesë edhe Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë dr. Ilir Tolaj.
Takimi i parë ka rëndësi të veçantë sepse do t’i ndihmojë MSH-së në hartimin e mëtejmë të politikave zhvillimore në KPSh me qëllim të avancimit dhe zbatimit të mirëfilltë të konceptit të
Mjekësisë Familjare në Kosovë, derisa Konferenca për Antibiotikët, do të shpalos rëndësinë e përshkrimit dhe përdorimit racional të këtyre barnave me ndikim të fortë në mjekësi.
Mediat janë të ftuara t’i përcjellin këto dy aktivitete!