Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ftesë për media

Të nderuar,

Me rastin e shënimit të “Javës Evropiane të Imunizimit”, jeni të ftuar përzemërsisht për të marrë pjesë në fillimin e këtij aktiviteti.

Takimi në të cilin do të marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë dr. Ferid Agani, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Johaness Wedenig, zyrtarë të lartë të OBSH-së, MSH-së e IKSHP-së dhe profesionistë të shëndetit publik, do të mbahet të shtunën më 23 prill nga ora 10:00 – 11:00, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).
Për më shumë informata, ju lutem gjeni të bashkëngjitur ftesën dhe programin.

Jeni të mirëseardhur!